Bllokohet edhe Komisioni i Shëndetësisë/ Zheni Gjergji: Arroganca e këtij pushteti nuk ka kufi!

Bllokohet edhe Komisioni i Shëndetësisë/ Zheni Gjergji: Arroganca e këtij pushteti nuk ka kufi!

11:43, 06/11/2023
A+ Aa A-

Pas Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe atë të Shëndetësisë. Mësohet se mbledhja ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe më pas është ndërprerë.

Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga deputetja e PD-së, Zheni Gjergji. Kujtojmë se komisioni u bllokua pas tensioneve që ndodhën jashtë kryesisë së Kuvendit. Garda nuk lejoi futjen në Kryesi të deputetëve të opozitës, madje edhe atyre që nuk ishin përjashtuar, ndërkohë disa prej tyre u futën nga dritarja.

Deputetja Zheni Gjergji, deklaroi se arroganca e mazhorancës ndaj opozitës nuk ka kufi.

“Ne jemi të intimiduar nga arroganca e këtij pushteti. Ky ishte një akt që ne nuk e dinim se mund të ndodhte, - tha deputetja, - dhe kemi hartuar një shkresë për të kërkuar të drejtën tonë, por arroganca e tyre nuk ka kufi. E njëjta situatë ndodhi edhe kur kishim mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe znj. Nikolla, në kushte flagrante, e zhvilloi Konferencën e Kryetarëve pa prezencën e opozitës. Ju e keni parë, e kam transmetuar LIVE nga faqja ime e FB kur të gjithë anëtarët e Konferencës së Kryetarëve dëgjonin relacionin e Ministrit të Ekonomisë, kokulur dhe për të bërë një punë shkel e shko".  

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco