Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO/ Opozita bllokon Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist: Urdhri për ndalimin e deputetëve ishte gabim

11:23, 06/11/2023
A+ Aa A-

Deputetët e opozitës kanë arritur të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Mbledhja e këtij komisioni është mbyllur vetëm pak sekonda pasi kishte nisur.

Kjo për shkak të situatës së tensionuar të krijuar jashtë dhe brenda godinës së Kryesisë së Kuvendit, nga deputetët e opozitës.

Deputetët e opozitës që ndodheshin në Komisionin e Ligjeve, nuk kanë lejuar zhvillimin normal.

Më pas kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka, tha se mbledhja shtyhet sepse është e pamundur që të mbahet.

Ligjvënësit e opozitës po protestojnë duke kërkuar rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese.

 Ndërkohë deputeti i PS-se, Arben Pëllumbi, pranoi se urdhri për të mos lejuar deputetët në kryesine e Kuvendit ishte gabim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco