Pas disa orëve shi, Shqipëria pa drita/ Duleviç: Rrjeti është i arnuar, qeveria bën propagandë me foto

11:17, 06/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ishte eksperti i energjisë, Azmer Duleviç, i cili komentoi situatën e përkeqësuar të furnizimit me energji elektrike pas përmbytjeve që shkaktuan disa orë shi në vend.

Duleviç, u shpeh se situata është alarmante dhe se problemi qëndron te pajisjet e amortizuara të cikat kanë një jetëgjatësi të caktuar, teksa shtoi se nuk ka investim në rrjet dhe se qeveria bën vetëm propagandë.

Të gjithë e pamë se kishte reshje, përveç KESH-it i cili duket se akoma se ka parë se ka rënë shi.

Në maujin nëntor ka blerë energji gjithashtu.

Përsa i përket situatës së ndërprerjes së energjisë elektrike është mjaft e vërtetë, gjithë vendi madje dhe sot ka shumë zona që janë pa energji elektrike, për arsyen e thjeshtë se rrjeti i shpërndarjes është i arnuar, telat janë të këputur të vjëtër kanë 38 vite jetëgjatësi.

Dhe në shiun e parë që ndodh qytetarët rrinë pa energji dhe në projekt-buxhetin e ri nuk ka akoma të përcaktuar asnjë investim madhor përsa i pëket zëvendësimit të linjave elektrike.

Nuk ka investime në rrjet, pra rrjeti është i amortizuar, pavarësisht propagandës së qerisë ku vihet një tel dhe dhjetë vetë bëjnë fotografi por rrjeti është shumë i amortizuar sepse nga vetë të dhënat e Ministrisë së Infrastrukturës, linjat e transmetimit janë me jetëgjatësi 38 vite, transformatorët kanë 35 vite pa u ndrruar dhe nuk ka plan të ndryshohen as vitin e ardhshëm.

Pra, ne do jemi në këtë situatë, madje mund të jemi dhe më keq sepse ishalla nuk ndodh, po ne kemi folur dhe vitin e kaluar, ne jemi çdo vit në të njëjtën situatë por nuk merren masa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco