Salianji: Kuvendi u rrethua me autoblinda! Rama s’ka më deputetë, por dele

11:18, 06/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, pasi u ndaluan për të hyrë brenda ambienteve të Kuvendit, ka deklaruar se godina është rrethuar nga rreth 300 gardistë dhe me autoblinda.

Salianji, i cili nuk u lejua nga Garda të hyjë brenda, deklaroi se “nesër mund t’i japin urdhër që ti eliminojnë fizikisht deputetët”.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama s’ka më deputetë, por dele që ndjekin fyellin e bariut.

Salianji: “Këtu të vetmit njerëz që po tentojnë të mbajnë me dhunë janë deputetët e PS. Është sjellje brutale e paimagjinueshme.

S’ka ndodhur të vendosen më shumë se 300 gardistë, zona është e rrethuar me autoblinda për tu ndaluar fjala. Sepse deputetët e opozitës kanë vetëm fjalën, kanë shkatërruar çdo strukturë tjetër.

Po duan të vjedhin godinën e Kuvendit, pasi kanë shkatërruar çdo institucion tjetër.

S’jemi këtu për dhunë fizike, dhunë ushtrojnë vetëm gardistët. Kanë në drejtimin e tyre një njeri të akuzuar për korrupsion dhe probleme të theksuara me ligjin. Ndaj japin urdhra të paligjshme, sot kanë dhënë urdhër për ti ndaluar fizikisht, nesër mund t’i japin urdhër që ti eliminojnë fizikisht deputetët.

Përtej respektit që mund të kem për ndonjë koleg të veçantë, i ka kthyer në dele Rama që ndjekin fyellin e bariut e tunden sipas fyellit. Ndoshta ka ardhur dita që edhe këtë godinë ta kthejnë edhe në pallate për të instaluar tërësisht regjimin.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco