Kryebashkiaku i Kamzës detyrohet të paraqitet në SPAK, hiqet si i shkujdesur para gazetarëve

Kryebashkiaku i Kamzës detyrohet të paraqitet në SPAK, hiqet si i shkujdesur para gazetarëve

11:13, 06/11/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli, është detyruar të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas refuzimit që i bëri thirrjes së parë. Ai ka kaluar midis gazetarëve i shkujdesur dhe ka tentuar të bëjë shaka, pa iu përgjigjur pyetjeve.

Hetimet ndaj tij kanë nisur pas dy denoncimeve. Njëri është bërë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kamzës në adresë të tij për korrupsion dhe për këtë çështje, SPAK ka thirrur edhe kryetarin e Këshillit Bashkiak të Kamzës, Peposhin, që po njesoj si Suli nuk u paraqit herën e parë.

Por Rakip Suli do të pyetet për të dhënë versionin e tij sidomos për abuzimet e dyshuara me dëmshpërblimet për tërmetin; SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë së Kamzës për disa vepra penale lidhur me këtë çështje si “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco