FOTO/ Noka: Po shihni antiligjin, panikun që ka Linda, regjimi dhe Edi Rama nga opozita!

10:58, 06/11/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur situata të pazakonta po zhvillohen në dyert e Kryesisë së Kuvendit dhe deputetët e opozitës të ndaluar nga Garda po detyrohen të hyjnë në zyrat e tyre nga dritaret e Kuvendit, deputeti Flamur Noka iu drejtua medias me këto fjalë:

“Ajo që po shikoni këtu është antiligj, anti-Kushtetutë, vetëm për të qetësuar fobinë, panikun që ka Linda dhe regjimi dhe Edi Rama nga opozita. A patë ndonjë mekanizëm ligjor që të pengohet opozita?! Është mbyllur me hekur, me zinxhirë, me drynë. Linda e ka kthyer parlamentin në një bunker.

Po mbrohet nga deputetët e opozitës që duan të shkojnë në zyrat e tyre dhe të ushtrojnë detyrën siç ua jep ligji dhe Kushtetuta.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco