Koncensionet/ Vasili: Drejtësia nuk ndal as vazhdimin e vjedhjes, ti thua të kthehen paratë!

Koncensionet/ Vasili: Drejtësia nuk ndal as vazhdimin e vjedhjes, ti thua të kthehen paratë!

10:43, 06/11/2023
A+ Aa A-

Deri duke u mbyllur edhe portat e Kryesisë së Kuvendit këtë të hënë, mazhoranca socialiste ka ndërmarrë  kështu sot hapa të tjerë për të ndalur me çdo kusht, protestën e deputetëve të opozitës për të drejtat e tyre kushtetuese të mohuara.

Grupi Parlamentar i PS, sipas udhëzimeve të kryeministrit Edi Rama, ka vendosur t’i mbajë “online”, mbledhjet e komisioneve parlamentare me qëllim që t’i zhvillojë pa kundërshti dhe pa debate, projektligjet e rëndësishme të Buxhetit të vitit 2024.

Në gjithë këtë situatë të rënduar prej sulmeve të qeverisë kundër opozitës dhe mungesës së drejtësisë ndaj aferave qeveritare të demaskuara dhe në hetim, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, gjen vetëm një fjalë kyç në thelb: Vjedhjen! Vjedhjen e qindra milionë eurove.

I pyetur sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV për këto zhvillime të të fundit politike, Vasili ndër të tjera tha:

“Deklarimi i Eduard Shalsit është përmbushur, sepse këta deklaruan se “do të vjedhin ndryshe” dhe në “të vjedhurit ndryshe”, një nga megavjedhjet më të mëdha janë koncesionet, se kur vidhet, vidhet me qindramilionë. Kjo ishte historia e tyre. Apo me miliarda, se po të bëjmë totalin e tyre, llogaria rëndohet shumë.

Por është vërtet një situatë shumë katastrofike, sepse qindra milionë euro të këtyre koncensioneve ndodhen nën hetim të prokurorisë, bile, pavarësisht nga hetimi i sipërfaqshëm, i vonuar , i zvarritur, ka dhe disa të dënuar, ndërkohë që është fakt që asnjë shqiptar nuk kujton dot se cili është shërbimi i përmirësuar.

Do të jap edhe një fakt tjetër, shumë të rëndësishëm, që vetë Ministria e Financave disa muaj më parë  njoftonte që nga të gjithë kontratat që lidhen me koncesionet, nga 228 kontrata, ata kontrollonin pjesërisht vetëm 65% të tyre. Kontrollonin vetëm pjesërisht.

Me qindra milionë euro, për të cilat duhet të jemi të saktë, shumica e tyre nuk bëhen as me lekët e koncensionarit, por një pjesë shumë e madhe e tyre bëhet me lekët e shtetit, që ia kanë dhënë një privati që t’i përdorë sepse ideja e parë dhe ajo që të gjithë menduam ishte që këta koncensionarë do të binin paratë e tyre dhe do të përmirësonin shërbimet e në këtë mënyrë shteti do t’ua lante këto para gradualisht. Por cila është e vërteta?! Siç e keni parë, te Sterilizimi, tek inceneratorët po e po, këta nuk kanë qenë gjë tjetër përveçse mafiozë të cilët kanë ardhur në Shqipëri, kanë marrë paratë e shtetit - ua ka dhënë shteti këto para që janë taksat e qytetarëve (se shteti s’ka para, janë taksat e qytetarëve) dhe këta vjedhin për llogari të vetes së tyre dhe të qeverisë që ua dha.

Se sa vjedh qeveria, sa vjedhin ata, kjo është punë që duhet ta ndante drejtësia, por drejtësia siç e keni parë ecën me hapin e breshkës, punon me regji.

Kafe Shqeto: z. Vasili, ndalojmë pak te drejtësia. Gjashtë nga kontratat janë në hetim, inceneratorët janë në hetim dhe disa me vendim. Çështja është se në gjithë këto vite, drejtësia nuk ka arritur të na kthejë asnjë qindarkë. I kemi parë të gjitha vendimet, po paratë në xhepat e shqiptarëve nuk janë kthyer dot.

Vasili:  Situata është edhe më e rëndë se sa kaq, sepse ai që thua ti është një konkluzion logjik dhe për të cilin duhet të ekzistonte drejtësia. Por drejtësia nuk ndal as vazhdimin e vjedhjes dhe ti thua (me të drejtë) të kthehen paratë!!! Por drejtësia nuk ndal as vazhdimin e vjedhjes!

Ndiqni intervistën e plotë me z. Vasili në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco