Skandali te kryesia/ Berisha: Ky është një akt i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit

Skandali te kryesia/ Berisha: Ky është një akt i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit

10:33, 06/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi skandalin e pashembullt te kryesia e Kuvendit, ku Garda e Republikës nuk lejoi brenda deputetët e opozitës.

“Ky është parlamenti i Edi Ramës.

Ky është parlamenti i Spiro Kolekës.

Ky është parlamenti i një organizate kriminale të strukturuar.

Shikoni çfarë ndodh, deputetët nuk lejohen të vijnë në zyrën e tyre.

Ky është një akt i shëmtuar, ky është një akt i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit.

Ky akt tregon tmerrin e Edi Ramës, tmerrin e organizatës së tij kriminale.

Deputetët nuk mund të ndalohen në zyrat e tyre.

Deputetët nuk mund të ndalohen të mblidhen në grupin e tyre.

Kjo që bën Edi Rama, është akti më i shëmtuar, më i paprecedent.

Të kërkon kohën kur dajo i tij kërkonte të fuste tanket dhe ushtrinë në protestën e studentëve.

Kjo është fytyra më e turpshme e këtij institucioni, që në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, mbron interesat kriminale të Edi Ramës dhe bandës së tij.

Ju nuk mund të bllokoni deputetët të shkojnë në zyrat e tyre.

Ky Kuvend kaloi në klandestinitet.

U bëj thirrje qytetarëve që të kuptojnë se cili është regjimi i Edi Ramës sot.

U mbyll dyert deputetëve për të kaluar në zyrat e tyre, ndërsa deputetët e vet i kalon në klandestinitet në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Nuk ka akt më të shëmtuar, kurrë nuk ka ndodhur, as në Bjellorusinë e Lukashenkos.

Ky është parlamenti Rama-Linda!

Deputetët e opozitës janë të vendosur të përmbushin detyrimet e tyre.

Edi Rama i ka hyrë lepuri në bark, i është kallur data nga krimet dhe pasuritë e paligjshme,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco