KAFE SHQETO/  Aksidentet – Eksperti: Shumë e rëndësishme çështja e edukimit në drejtimin e makinës. Kadillari: As gjobat nuk frikësojnë

KAFE SHQETO/ Aksidentet – Eksperti: Shumë e rëndësishme çështja e edukimit në drejtimin e makinës. Kadillari: As gjobat nuk frikësojnë

10:03, 06/11/2023
A+ Aa A-

Aksidentet e rritura në vend kanë qenë temë e diskutimeve në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv. E ftuar në emisionin e mëngjesit ka qenë edhe gazetarja e Syri tv Aulona Kadillari dhe eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hoxha.

Eksperti tha se “Përgjithësisht ne kemi mungesë të përqendrimit gjatë drejtimit të automjetit. Kjo vjen për shkak të përdorimit të celularit. Aksidenti të kryeministria mund të ketë ndodhur se shoferi duhet të ketë humbur vëmendjen. Duam të bëjmë disa punë në të njëjtën kohë, jemi konfuzë kur i japim makinës. Duhet te jesh mendërisht i qetë kur i jep makinës. Makina është një mjet që të vret nëse nuk e përdor siç duhet".

Gazetarja Aulona Kadillari ka folur për aksidentin që ka ndodhur te kryeministria një ditë më parë. “Në fakt 21 - vjeçari ka qenë duke ecur tej normave te lejuara dhe është përplasur me një çift që ndodheshin në trotuar e që ndodhen në spital. Nuk është hera e parë që shoferi është gjobitur për shkelje. Ajo që theksohet ne polici është se i është bërë testi i drogës apo alkoolit dhe ai nuk ka qene nen efektin e tyre. Sipas policisë automjeti i ka dalë nga kontrolli”.

“As gjoba që ka marrë më parë nuk e ka frikësuar 21- vjeçarin që të bëjnë apo të këtë me shumë kujdes. Aty është një rrugë që ecet me shpejtësi nga drejtuesit e automjeteve”, tha Kadillari.

Eksperti Hoxha shtoi gjatë bisedës se “është shumë e rëndësishme çështja e edukimit në drejtimin e makinës. Ne nuk e kemi realisht”.

“Atë djalin e kanë arrestuar se ka sjellë pasoja. Ka plagosje të rëndë atje, e përcakton kodi i procedurës penale. Ai ka patuar një humbje vëmendje, ose makina nuk është në gjendje të mirë teknike”, tha eksperti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco