VIDEO/ Berisha: SKAP-i i partisë është një seksion i bandës Bajri!

17:37, 05/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar edhe njëherë tjetër SPAK, se ‘SKAP-i i partisë është një seksion i bandës së Bajrit’.

Sipas Berishës, 'SKAP-i i partisë pas disa muajsh pseudo hetimesh mbyll dosjen e Bajrave në Tiranë, duke deklaruar më të paimagjinueshmen, se ata nuk përbënin organizatë kriminale'.

‘SKAP-i i partisë është një seksion i bandës Bajri!’, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha: SKAP-i i partisë është një seksion i bandës Bajri! Është një organizatë kriminale e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushuar misionet e saj të zeza elektorale.

SKAP-i i partisë pas disa muajsh pseudo hetimesh mbyll dosjen e tyre në Tiranë, duke deklaruar më të paimagjinueshmen, se ata nuk përbënin organizatë kriminale.

Organizata kriminale SPAK transferoi dosjen në Shkodër dhe në Shkodër gjithçka ishte rregulluar, dhe Bajri që i kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15 vjeçare, të dali i pafajshëm.

Banda e Bajrit me autokolonën e krimit, bëri gjithçka të instalonte në pushtet një kryebashkiak, mandati i të cilit qëndron mbi krimin, vrasjet, drogën e klanit Bajri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco