VIDEO - 'Prej 48 orësh zonja Shpresa jeton nën ujë', Blushi: Pashpirtësia dhe papërgjegjshmëria e Erion Veliaj është kriminale!

VIDEO - 'Prej 48 orësh zonja Shpresa jeton nën ujë', Blushi: Pashpirtësia dhe papërgjegjshmëria e Erion Veliaj është kriminale!

15:44, 05/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar rastin e një qytetareje cila ndonëse kanë kaluar dy ditë nga përmbytjet masive në kryeqytet, sipas tij ajo vijon të jetojë në ujë.

Blushi kërkon që institucionet përkatëse të reagojnë dhe së pari të ndihmojnë zonjë në fjalë për tërheqjen e ujit.

Më tej thirrja e tij shkon për drejtësinë, e cila sipas tij duhet të veprojë me urgjencë për këtë rast.

Blushi shkruan se qytetarja në fjalë meriton një banesë sociale, pasi jetesa në atë ambient është e pamundur.

Postimi i plotë:

Pashpirtësia dhe papërgjegjshmëria e Erion Veliaj është kriminale! Bashkia e Tiranës i refuzon ndihmën invalides në karrocë që jeton nën ujë prej dy ditësh!

Zonja e nderuar me nevoja të veçanta Shpresa Spahiu është një aktiviste e dalluar në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Përmbytja e dy ditëve më parë e ka kthyer në moçal banesën e saj (një garazhd përdhes) në Njësinë Nr.9, në rrugën “Don Bosko” duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit.

U informova sot prej saj se ambienti ku jeton prej kohësh përmbytet pas çdo rrebeshi shiu, por dy ditë më parë situata për të ka qenë apokaliptike.

Prej 48 orësh zonja Shpresa jeton nën ujë dhe siç më informoi, Bashkia e Tiranës edhe pse i është drejtuar për ndihmë nuk ka lëvizur as gishtin për ta ndihmuar.

KY ËSHTË KRIM DHE MERITON NDËSHKIM!

I bëj thirrje urgjente shërbimit zjarrfikës në Tiranë dhe të gjitha strukturave përgjegjëse shtetërore të reagojnë menjëherë për të bërë të mundur tërheqjen e ujit nga banesa e zonjës Shpresa Spahiu, që meriton shërbim dinjitoz.

I bëj thirrje drejtësisë të veprojë me urgjencë ndaj cilitdo zyrtari të Bashkisë Tiranë, që në shpërdorim të hapur detyre i ka refuzuar ndihmën një qytetari në vështirësi ekstreme.

Zonja Shpresa Spahiu meriton një banesë sociale sa më parë, pasi jetesa në këtë ambient të kalbur nga uji është e pamundur.

Çdo sekondë që kalon është një rrezik i shtuar për shëndetin dhe jetën e saj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco