Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO-SYRI/ Veliaj dha leje ndërtimi në 2017, si u transferuan pronat e shtetit te 'Arlis Ndërtim'

15:40, 05/11/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj duket se ka shkelur ligjin, në rastin e marrëveshjes së partneritetit me kompaninë ‘Arlis Ndërtim’. Kryebashkiaku i Tiranës, dha leje ndërtimi për kulla në favor të kompanisë ‘Arlis Ndërtim’, në një kohë kur mbi truallin ku u dha leja e ndërtimit, ekzistonin katër godina të tjera, të cilat ishin në pronësi të Ministrisë së Brendshme. Kjo e fundit, me firmë të Fatmir Xhafajt, transferoi godinat në pronësi të bashkisë së Tiranës vetëm disa muaj pasi Erion Veliaj kishte dhënë lejen e ndërtimit. Pas këtij vendimi, Veliaj lidhi marrëveshje me Armand Lilon për shembjen e katër godinave, ndërkohë që ato ishin shembur shumë më herët se bashkia të merrte pronësinë e tyre.

Nga SYRI TV

Bashkia e Tiranës duket se ka përdorur një skemë të mirëmenduar, jo vetëm për t`i transferuar pronat publike kompanisë ‘Arlis-Ndërtim’, por edhe për të fshehur gjurmët e saj.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Belind Këlliçi, rezulton se në shtator të vitit 2017, bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj, firmos një lejë ndërtimi për ‘Arlis Ndërtim’ për ndërtimin e kompleksit të pallateve te ‘Rruga e Kavajës’. Leja e ndërtimit për kompleksin u dha në një pronë private, e cila në fakt ishte në pronësi të kompanisë ‘Arlis-Ndërtim’ dhe pronarëve të tjerë.

Deri këtu duket se gjithçka është në rregull. Por, mbi pronën që u dha leja e ndërtimit për pallate, në fakt ekzistonin katër godina shtetërore, të cilat në kohën që u dha leja e ndërtimit, përdoreshin si zyra për Policinë Bashkiake dhe Drejtorinë e Taksave Vendore, ndërsa këto godina ishin në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Që t`i hapej rrugë ndërtimit të pallateve nga kompania ‘Arlis-Ndërtim’, do të duhej të ndiqej e njëjta rrugë si në rastin e kompleksit Partizani, ku ish-pronarët e truallit privatizuan duke i paguar shtetit edhe vlerën e objekteve. Por, në rastin e ‘Arlis-Ndërtim’, është ndjekur një rrugë tjetër.

Në maj të 2018, me propozim të Fatmir Xhafajt, ish-ministër i brendshëm në atë kohë, këto prona dhe disa prona të tjera, përfshirë dhe 6400 metra katror truall,  pra 13 prona në total, ku përfshihen troje dhe godina, i kalojnë në administrim dhe në pronësi bashkisë Tiranë. Në nëntor të 2018, fillon bashkia e Tiranës nisë të negociojë me subjektin ‘Arlis Ndërtim’ një marrëveshje sipërmarrje.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Belind Këlliçi, në këtë marrëveshje bashkia e Tiranës dilte garant t`i jepte kompanisë së Armand Lilos 6400 metra katror truall, ndërsa kompania do të ndërtonte një godinë pesë katëshe, e cila do të përdorej për zyrat e Policisë Bashkiake dhe Taksve Vendore.

Mirëpo, çuditërisht pjesë e kësaj marrëveshje, bëhen dhe katër prona, të cilat tashmë ishin prishur nga kompania ‘Arlis  Ndërtim’, fill pasi kjo kompani u pajis me leje ndërtimi nga Erion Veliaj në këtë truall, ndonëse ende bashkia e drejtuar nga Veliaj nuk kishte marrë ende pronësinë e ndërtesave nga Ministria e Brendshme.

Në këtë rast, duket se Erion Veliaj nuk pyetur për pronat e shtetit, duke miratuar leje ndërtimin që në vitin 2017 në truallin ku ndodheshin këto ndërtesa të cilat pronarë kishin një tjetër institucion.

Për të fshehur skandalin, Erion Veliaj ka parashikuar shembjen e ndërtesave në kontratën e sipërmarrjes me kompaninë ‘Arlis Ndërtim’, në një kohë që prishja e objekteve ishte bërë shumë më herë se të hartohej dhe firmosej kontrata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco