'Situata në Kuvend do të përkeqësohet'/ Korreshi: Jam pro grevës së urisë

'Situata në Kuvend do të përkeqësohet'/ Korreshi: Jam pro grevës së urisë

19:20, 04/11/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur situata në parlament është mjaftueshëm e tensionuar, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews se gjendja do të përkeqësohet.

Ai theksoi se mbështet dhe idenë e grevës së urisë vetëm që të arrijnë në respektimin e rregullores dhe të zbatohet e drejta e opozitës për komisionet hetimore.

“Unë mendoj se situata në Kuvend do të vazhdojë më keq se kaq. Durimit i ka ardhur fundi, nuk është durim kapriçoz i një goce tekanjoze që nuk i pëlqen hamburgeri dhe do sufllaqe, apo nuk i pëlqen fustani dhe do pantallona. Ne po kërkojmë respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit dhe rregullores së parlamentit dhe për sa i përket grupit parlamentar. Neni 16 i rregullores së parlamentit përcakton qartë se kush është kryetari i grupit parlamentar. Më kryesorja dhe ajo që ka dhe impakt për qytetarët për të parë se si janë kanalizuar e ku kanë shkuar miliona euro të taksave të tyre janë komisionet hetimore dhe nga kjo nuk ka kthim mbrapsht,” -u shpreh Korreshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco