Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Sula: Në krye të listës Rruga e Arbrit, dëmtimi nga reshjet tregon sa shumë është vjedhur

Sula: Në krye të listës Rruga e Arbrit, dëmtimi nga reshjet tregon sa shumë është vjedhur

19:11, 04/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula thekson se qeveria ka parashikuar edhe 10 milionë euro shtesë për koncesionet vitin e ardhshëm, ndërsa në krye të listës sipas tij është Rruga e Arbrit.

Për shkak të dëmtimeve nga reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit, Sula thekson se kjo tregon sa shumë është vjedhur.

Reagimi i plotë:

Qeveria do vazhdojë të mbush me para koncesionet që janë goditur nga SPAK.

📍135 milionë euro💶 nga taksat që paguajn qytetarët shqiptarë, qeveria ka planifikuar që tja japë miqve të vet që kanë marrë konccesione ndonëse disa prej tyre janë faktuar si korruptiv nga SPAK.

📍“Për vitin 2024, pagesat vjetore neto që parashikohet të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare/PPP, kapin vlerën rreth 14.3 miliardë lekë,” thuhet në relacionin e projektbuxhetit 2024.

🔴Pra qeveria jo vetëm që nuk anulon pagesat për koncesionet që janë faktuar tashmë nga Prokuroria e Posacme si korruptive, por rrit edhe më shumë buxhetin për të pompuar miliarda lekë tek miqtë e vetë. 10 milionë euro më shumë se ky vit janë parashikuar vitin e ardhshëm për koncesionet.

📍Në krye të listës, si koncesioni që do të marrë më shumë para nga buxheti qëndron rruga e Arbrit e cila nëse shohim lajmet sot kuptojmë se sa shumë para janë vjedhur pasi rruga është e prishur dhe me shumë problematika..

📍Në vendin e dytë, renditet një tjetër koncesion i shumëpërfolur. Bëhet fjalë për kontratën koncesionare të laboratorëve. Për vitin 2024, qeveria do të paguajë 1.85 miliardë lekë për bashkimin e kompanive koncesionare të shërbimit laboratorik, që kryesohet nga Labopharma e Janis Karathanos.

📍Më poshtë në vendin e tretë renditet një tjetër kontratë e shpallur si aferë korruptive me vendim gjykatë. Bëhet fjalë për koncesionin e sterilizimit, i cili vitin e ardhshëm do të paguhet plotë 1.76 miliardë lekë ose rreth 16.7 milionë euro.

📍Në vendin e katërt dhe të pestë renditen koncesioni i skanimit në dogana dhe ai i inceneratorit të Tiranës, të cilat do të marrin respektivisht nga 1.67 miliardë dhe 1.27 miliardë lekë.

🔴Është e qartë prat ë dashur qytetarë se përse refuzon kjo mazhorancë të miratojë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore. Janë miliarda para dhe humbasin dhe rrezikohen vite e vite burg.

🦅💪Ndaj ne jemi të vendosur që në Kuvend, në Parlament nuk do të ketë jetë legjislative normale pa dhën atë që opozitës ia garanton Kushtetuta. Komisionet hetimore për të cuar para përgjegjësisë cdo person që abuzon me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco