Skandali/ Gjokutaj: Gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar në 1996 nga Berisha për korrupsion, duhet të jepte dorëheqje nga çështja

Skandali/ Gjokutaj: Gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar në 1996 nga Berisha për korrupsion, duhet të jepte dorëheqje nga çështja

16:00, 04/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri tv me gazetarin Arnold Karriqi, avokati Genc Gjokutaj ka folur rreth çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjatë intervistës Gjokutaj ka zbuluar një detaj tëpër të rëndësishëm që tregon edhe më qartë se procesi ndaj Berishës është tërësisht i montuar. 

Detaji që ka zbuluar Gjokuataj ka të bëjë me vitin e largët, 1996, kur Sali Berisha ishte kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ka shkarkuar gjyqtaren Irena Gjoka nga sistemi pasi akuzohej për korrupsion. Kjo gjyqtare duhet të jepte dorëheqje nga çështja pasi ka konflikt të pastër interesi, u shpreh Gjokutaj. 

Pjesë nga intervista e Gjokutajt:

“Shiko, këtu nuk flitet më  për drejtësi. Pra po marrim si kampion këto çështje sepse këto tregojnë se janë letra lakmuesi që tregon shëndetin e sistemit sepse këtu është i gjithë problemi. Këtu nuk po flitet për 3 rrënjë kanabisi që është kapur dje, do kapet sot apo nesër apo një vjedhje ordinere të një marketi.

Nuk jemi ne në këto kushte, ajo nuk është testi i sistemit të drejtësisë. Ne sot kemi investitor strategjik aktor humori, pa një pasuri të trashëguar, dhe ju e thatë mirë rastin e procesit të arrestimit të Malltezit dhe çështjes Berishës.

Çfarë sistemi drejtësie kemi ne kur ky sistem shmang procedurën parlamentare për ish-kryeministrin e këtij vendi dhe vepron në kundërshtim me ligjin me dashje të plotë dhe gjykohet nga një gjyqtare që është e kallëzuar penalisht, që i është kërkuar përjashtimi dhe nuk e ndërpret sipas ligjit, shqyrtimin gjyqësor derisa të shqyrtohet kërkesa për përjashtim.

Së fundmi që opinioni nuk e di,  është një gjyqtare e shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në 1996, e shkarkuar në cilësinë e kryetarit të lartë të drejtësisë ka qenë Berisha, pra e shkarkuar nga detyra e gjyqtarit si shkak madhor që e obligonte këtë gjyqtare të jepte dorëheqjen nga gjykimi i çështjes pasi ka pasur një konflikt të mëparshëm me personin dhe ligji në këto raste është i ftohtë e i prerë sepse riparimi i kësaj shkelje të çon te një proçes i rregullt gjyqësor.

Imagjinoni që këta prokurorë, avokatë kryesie apo gjyqtarë janë të zgjedhur ata të cilët nuk ngurojnë të shkelin ligjin dhe që mazhoranca i ka nën kalendarin e saj politik e kërkon t’i zgjidhë me mjete e sistemin juridik e kjo është pjesa më e tmerrshme e saj, me qëllim zgjedhjet për 2025.",- u shpreh avokati i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco