Berisha: Demokratët janë në këmbë! Gjyqtarja korruptokrate Muço u bë palë me Ramën për të shkatërruar identitetin e PD

Berisha: Demokratët janë në këmbë! Gjyqtarja korruptokrate Muço u bë palë me Ramën për të shkatërruar identitetin e PD

13:01, 03/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, sqaroi sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se dhunimi i të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament nga mazhoranca janë një aspekt dhe proceset gjyqësore nga ana tjetër janë dëshmi e përpjekjeve të Edi Ramës për të dhunuar edhe identitetin e PD-së.

"Mendoj se duhet të qartësojmë çdo gjë, - tha Berisha. -  Kjo betejë në parlament është nisur betejë e grupit të deputetëve. Dhe njëherë, kjo betejë nuk ka... qëllimi i saj është rikthimi i të drejtave kushtetuese dhe këtu janë të bashkuar të gjithë deptutetët. Ne jemi për funksionimin e parlamentit, nuk jemi as për bllokimin e tij dhe për asgjë tjetër.

Me ato dokumentacion që disponojmë për zgjedhjet, beteja do të vazhdojë, po beteja nuk vazhdon më me parlamentin, parlamenti thashë funksionon, beteja do të vazhdojë me të gjithë shqiptarët që duan të rikthejnë votën e lirë.

Jemi në vazhdim, ju kam thënë se kjo është betejë pa kthim. Të gjithë shqiptarët që duan që vullneti i tyre të mos shkelmohet nga banda si Bajrët, si Rraja, nga banda të tjera në qytet, të votojnë të lirë. Edi Rama e ka kuptuar këtë, nuk ka më kontroll mbi opozitën. Ka një opozitë të fuqishme që në mënyrë absolute do çojë popullin opozitar drejt fitores... Unë mendoj se çdo vendim do të diskutohet në kryesi të partisë me deputetë dhe me radhë. 

Sot për sot, u them që përqendrimi i plotë dhe total është te të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament. Kurse proceset gjyqësore janë një dëshmi tjetër e shëmtuar e përpjekjeve të Edi Ramës për të dhunuar identitetin e forcës sonë politike.

Në histori ekziston e njohur si barbari ekstreme, përpjekja për zhdukjen e identitetit. Këtë e kanë përdorur nazistët në kampet e përqendrimit, kur hebrenjve u vendosnin numra dhe ua fshinin emrat, këta e kanë përdorur të tjerët në praktikat e tyre asimiluese, këtë mendon Edi Rama të përdorë kundër demokratëve, por demokratët janë në këmbë.

E morët vesh për Muçon? Nuk patën mundësi kurrsesi të kapërcenin një korruptokrate me byk ndërgjegje. Do mësoni të dhëna të tjera për këtë Irenën, për këtë tjetrën, për Blerinën tjetër.

E morët vesh ç’ishte? E marrë peng, por në fund të fundit nuk e kapërcyen dot kurrsesi.

Njeri që shkroi në mënyrën më të turpshme, në mënyrë kriminale, ligje në vendimet e saj. Thirri palë atë që nuk ishte kurrë palë. Që kishte refuzuar të ishte palë. U bë pjesë e përpjekjeve të Edi Ramës për të shkatërruar identitetin e një force politike."

Njoftimi i KLP i publikuar në internet.

Image

Berisha: Ato që kam thënë për SKAP-in, i kam thënë bazuar në dokumente të pakundërshtueshme. Do mësoni edhe për Irenën gjëra

"Ato që kam thënë për SKAP-in, ato i kam thënë bazuar në dokumente të pakundërshtueshme. Unë nuk diktoj protokollin e askujt, por nuk sulmoj njeri, aq më tepër njerëz që zbatojnë ligjin ndonjëherë, pa prova, fakte dhe dokumente. Kjo është përgjigjja ime.

... Ata që menduan se do të terrorizojnë qytetarët, do të provohen me gjyqin e shekullit. Tani ata menduan që t’u përcjellin nëpërmjet meje mesazhin qytetarëve që shiko, kur jemi në gjendje të manipulojmë, të trillojmë, të sajojmë një proces kundër Sali Berishës, imagjinoni ç’mund t’u bëjmë ju nëse nuk ulni kokën.

Po Sali Berisha do u faktojë qytetarëve se ç’përfaqësojnë këta dhe do t’i bindë ata se në këtë vend, për ta drejtësi nuk ka.

Shkoni ndiqni gjyqet ju.

Çfarë janë? Janë një përzierje krimi, ryshfeti, abuzimi ligjor. Aty vërtet ke të pandehur dhe vërtet që kanë kryer krime. Po ke aty nga ata që gjykojnë që kryejnë po ata krim. Që u marrin para. Ose që i gjobisin në mënyrë të tmerrshme për t’u dhënë dokumentet. Ose nuk u japin fare dokumentet.

Ndaj vetëm në Gjykatën e Apelit, mijëra procese shtyhen në javë, nuk zhvillohen.

Secili gazetar është i ftuar të vëzhgojë veprimtarinë në sallën e gjyqit dhe do gjejë një situatë të pabesueshme. Ua them unë, të pabesueshme. 

Tërësisht të papërballueshme për qytetarin për pagesat që duhet të bëjnë. Tmerrësisht. Për të marrë një dosje, duhet të paguajë qimet e kokës, për të marrë vendimin, nuk e merr kurrë në kohë.

Pra, kemi të bëjmë me një degradim total të një sistemi që është jetik për të drejtat dhe liritë e qytetarëve. ...Unë u shpreha këtu si zëdhënës i mijëra qytetarëve. Por situata është më e turpshme. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco