Berisha: Të besosh se SPAK po e heton çështjen McGonigal për të fajësuar Edi Ramën, duhet t’i besosh rrethit katror!

Berisha: Të besosh se SPAK po e heton çështjen McGonigal për të fajësuar Edi Ramën, duhet t’i besosh rrethit katror!

12:47, 03/11/2023
A+ Aa A-

"A mund të kapërcej unë faktin se Erion Veliaj është me të gjitha dokumentet strumbullari kryesor i veprës penale të djegësit të Tiranës, dhe ata nuk ngrenë dot një akuzë ndaj tij?!"

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është pyetur në veçanti nga mediat se si e gjykon ai veprimtarinë e SPAK-ut dhe hetimet që ka nisur kohët e fundit në shumë drejtime. Lidhur me këtë institucion të drejtësisë, të trumbetuar shumë nga propaganda, kryetari i opozitës, Sali Berisha tha:

"Edhe unë kam informacione që SPAK po heton çështjen McGonigal. Por të besosh se po e heton për të fajësuar Edi Ramën, duhet t’i besosh rrethit katror! E hapën hetimin përpara se të merrej në pyetje nga FBI, Edi Rama- pastaj këtu nënkuptohet që një kërkesë ka ardhur për këtë dhe nuk mund të refuzojnë, apo e hapën hetimin sepse e dinë se do kërkohet kontributi i tyre, se në shkurt është procesi, por të garantoj që në çdo rast, ata janë të aftë, siç e faktoi procesi politik ndaj meje, të fshehin dokumente, të falsifikojnë realitete, për të mbrojtur Edi Ramën.

...Unë nuk mund të kem veçse respekt të plotë dhe mbështetje të plotë për cilindo nga ata gra e burra që bëjnë ligjin aty.

Por a mund të pajtohem ata me praktikën e tyre kur ata Behar Bajrin dhe Denis Bajrin, të arrestuar nga një koleg i tyre në Shkodër për vrasjen e tjetrës në gjumë, të fejuarës, e marrin dhe e çojnë në Shkodër për t’u liruar, me pretekstin se nuk janë organizatë kriminale?!

A mund t’i kapërcej unë këto?! A mund të kapërcej unë faktin se Erion Veliaj është me të gjitha dokumentet strumbullari kryesor i veprës penale të djegësit të Tiranës, dhe ata nuk ngrenë dot një akuzë ndaj tij?!

Përkundrazi, edhe personat që i kanë marrë në pyetje, Alberto Presecin dhe Miliad Lopën, të cilët sipas vetë atyre u kanë thënë se nuk kemi punë me inceneratorin, sipas vetë SKAP-it, vijnë në Tiranë me faturën 100 milionë euro për të marrë SKAP-in për të larë paratë e Pasdaranit apo tjetërkujt.

A mund të pranojmë ne se nuk kontrollohet SKAP-i?!

Kurrë! Prokurorët e SKAP-it të Ilir Beqajt, të aferës së sterilizimit, vënë në arrest një seri vartësish të tij dhe nuk ngrenë padi penale ndaj Ilir Beqajt, i cili ka firmën e tij në katër momente kryesore, në një aferë të tmerrshme që rriti faturën e sterilizimit 83 herë.

Le që për të larë duart, kryetari i SKAP-it nuk bie dakord, por çon një opinion të veçantë. Kjo nuk e ekzonoron atë. Nuk mund të ndodhte kjo. Ai është kryetar për të vëzhguar zbatimin e ligjit.

Se kjo çfarë do të thotë? Këta të dy nuk janë në rregull, unë për kaq... Gjykatësi mori një vendim, por nuk mori vendimin e duhur se personi kryesor përgjegjës ishte Ilir Beqaj.

Unë nuk mund të pajtohem kurrë me këtë. Mos e merrni se unë kam një gjë personale. Absolutisht asgjë personale

A mund të pajtohem unë këtu me praninë e atij Shehajt që gënjente për Mehmet Grecën? Mehmet Greca trafikant i dënuar me 7 vite në Britani për 40 kg kokainë, plot makinën me ID dhe fletë votimi e euro, anëtari më i ngushtë i stafit të Taulant Ballës, dhe del në media e thotë se në makinë nuk kishte asgjë. Si mund të përfundojë në SKAP ai?
Kush e solli dje SKAP-in në parlament?

Nuk mund ta bënin kurrë këtë. Vetëm ata që i kontrollon Taulant Balla për lidhjet e tyre me krimin mund të bëjnë një gjë të tillë. Kështu që ky është nën kontroll të plotë të Edi Ramës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco