Berisha: Nëse plotësohen 3 kërkesat, Grupi i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare!

Berisha: Nëse plotësohen 3 kërkesat, Grupi i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare!

12:40, 03/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka garantuar qytetarët sot se grupi parlamentar i PD-së jo vetëm që nuk e ka ndërmend bojkotin e Kuvendit, por me plotësimin e tri kërkesave për të cilat po zhvillohet beteja politike në parlament , të gjithë deputetët do të jenë të angazhuar maksimalisht në plotësimin e misionit të tyre.

"Ne jemi seriozë në ato që themi, - tha Berisha para mediave gjatë konferencë së përjavshme për shtyp, mbajtur sot më 3 nëntor 2023. - Kjo është betejë... Pse ne nuk kaluam në një protestë të përgjithshme?

Ju garantoj se nëse plotësohen tre kërkesat, grupi parlamentar i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare. Pra, të harrojë kush se ne kemi projekt për bojkotin e parlamentit, jo për djegien e mandatit, po as bojkotin e parlamentit. Se fare mirë mund të themi, kur t’i plotësoni kërkesat, do të kthehemi. Jo, do jemi në parlament, do vazhdojmë të jemi në parlament. I plotësuat kërkesat - jeta në parlament zhvillohet sipas rregullave".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco