'Fox News': Opozita shqiptare proteston në Kuvend, akuzon socialistët për sundim autokratik

'Fox News': Opozita shqiptare proteston në Kuvend, akuzon socialistët për sundim autokratik

11:41, 03/11/2023
A+ Aa A-

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestës së opozitës në Kuvend një ditë më parë.

Rrjeti më i madh televiziv në SHBA, Fox News, raporton se demokratët në opozitë akuzojnë socialistët në pushtet për sundim autokratik.

“Deputetët e opozitës shqiptare shkaktuan kaos të enjten në parlament, duke u përpjekur të ndërpresin një seancë në shenjë proteste kundër asaj që ata thonë se është një sundim gjithnjë e më autokratik nga socialistët në pushtet.

Ligjvënësit demokratë bllokuan socialistët e majtë të kryeministrit Edi Rama të zinin vendet e tyre dhe vendosët karriget njëra mbi tjetrën në sallën qendrore. Demokratët hodhën tymuese, madje edhe u shtynë me disa prej socialistëve.

Megjithatë, seanca në dhomën prej 140 anëtarësh vazhdoi më vonë dhe 73 ligjvënës socialistë votuan pro 21 projektligjeve,” raporton rrjeti amerikan.

Fox News citon edhe kreun demokrat, Sali Berisha, i cili tha se kjo ishte një grevë e përkohshme. Ai shtoi se demokratët do të vazhdojnë me veprime të tilla për sa kohë që ‘parlamenti i turpit’ vazhdon me praktikat e tij.

“Nuk e respektuan grevën tonë,” tha ai për socialistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco