Xhaferri: Memolla i pandehur për krim zgjedhor, po ndryshe nga Beleri nuk arrestohet!

Xhaferri: Memolla i pandehur për krim zgjedhor, po ndryshe nga Beleri nuk arrestohet!

18:54, 02/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me lajmin se kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje. 

Sipas Xhaferrit, Memolla është i pandehur për krim zgjedhor, po ndryshe nga Beleri nuk arrestohet!

Postimi i plotë: 

Kreu i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje.  

Syri Tv denoncoi skandalin se si Edison Memolla ndërhyri që OSHEE të mos i ndërpriste energjinë elektrike një familje debitore në këmbim të votës së 6 Mars 2022, ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme. 

Memolla u  kandidua në 14 Maj por edhe në zgjedhjet që u përsëritën në 24 Korrik nga mazhoranca dhe po me të njëjtat mekanizma vjedhjeje fitoi betejën elektorale. 

Në zgjedhjet e pjesshme të 24 Korrikut isha pjesë e fushatës në Rrogozhinë dhe kam kërkuar votën në shumë dyer të familjeve të kësaj zonë të njerëzve të fisëm për kandidatin tonë, Shkëlqim Hoxha.

Kudo kam hasur harresë, mjerim, mungesë shërbimesh dhe mungesë infrastrukture, por rezultati i 24 Korrikut ishte shkatërrues për opozitën. 

Ky rezultat ishte pasojë e deformimit të votës, pasi drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe drejtorët e institucioneve më të rëndësishme të vendit zbarkuan në Rrogozhinën e varfër me të vetmin mision, blerjen e votave për llogari të Memollajve dhe Erion Velisë që ishte drejtues politik qarku, si i vetmi mjet për të fituar. 

Ndërkohë rasti Memolla nxorri edhe njëherë dy standardet e SPAK, pasi për akuzë të ngjashme arrestoi kandidatin e opozitës për Bashkinë Himrë, Fredi Beleri, për mëkatin e vetëm se fitoi Bashkinë, ndonësë provat ndaj tij janë të stisura. 

Drejtësia nuk duhet të ndalet tek Memolla dhe disa elektricistë, por duhet të shkojë deri tek Veliaj dhe Rama, që janë autorët e kriminalizimit dhe tjetërsimit të votës, jo vetëm në Rrogozhinë por në të gjithë Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco