Lulzim Basha del në një 'tavë' me Prigozhin/ Koka: Ja pse quhet financim rus

18:37, 02/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka i ftuar në Task Force në Syri Tv, foli për investigimin e publikuar nga BBC, ku Lulzim Basha del në një 'tavë' me Prigozhin, i financuar nga rusët për lobimet e tij në ShBA. Koka sqaroi se pse kemi të bëjmë me financim rus në këtë rast.

Quhet financim rus, sepse: Po themi se këta para mund të jenë dhe shqiptare, por mënyra si janë injektuar në SHBA , është pikërisht me një kanal rus dhe për të , dhe për SHBA dhe sikur të jenë para të kursyera nga pesnionet, për SHBA-të, gjithsesi ata janë para ruse, pra financim rus.

E vërteta është se është një kompani që ka kuruar dhe pastruar interesat, i ruante jahtin dhe avionin Prigozhinit , e njëjta kompani kuronte dhe interesat e kompanisë me të cilën zoti Basha bëri financimin e Nick Muzinit.

Dhe e vërteta është se i gjithë hetimi është i bazuar në deklaratat e vetë zotit Muzin, i cili e ka marr përsipër fajin dhe e ka pranuar se paratë kanë ardhur përmes këtij mekanizimi, dhe që lobimi është bërë nga zoti Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco