'Investigimi për financimet ruse'/ Zhulali: Basha dhe drejtuesi i ‘Biniatta’ nuk janë përgjigjur për BBC-në

18:25, 02/11/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e marrëdhënive ndërkombëtare, Ilda Zhulali, e ftuar në Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV, foli për investigimin e publikuar nga BBC, ku Lulzim Basha del në një 'tavë' me Prigozhin, i financuar nga rusët për lobimet e tij në ShBA.

Zhulali ka bërë një rezyme të situatës në të cilën ndodhet Lulzim Basha edhe në raport me Këshillin e Europës për statusin e tij si raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe ndërtimin e Ukrainës, ku sipas ekspertes duhet të plotësonte formularin në lidhje me konfliktin e interesit.

‘Por ajo që dimë nga BBC është që zoti Basha dhe shtetasi rus që rezulton si drejtues i kompanisë Biniatta nuk kanë pranuar të përgjigjen për BBC. Çështja ngelet e hapur’, u shpreh Zhulali.

Zhulali: Këtu janë disa elementë, pasi e para ky është një investigim i BBC-së veçanërisht përqëndruar në ato që quhen ‘Pandora Papers’.

Kompania ‘Biniatta’ e cila sipas investigimit të BBC ka shkelur ligjin në Skoci, duke pranuar me emrin e një shtetasi rus që është ai si pronar i kësaj kompanie.

Më pas ai është udhëzuar nga drejtuesja kryesore e kompanisë Alfa, që ta fshehë pronësinë e tij duke e regjistruar kompaninë me 25%, pra me katër përfaqësues dhe kështu asnjëri nuk ka detyrimin që të identifikohet.

Dhe prej këtej i gjithë hulumtimi vjen përmes Biniadës dhe pas kësaj del dhe përsëri emri i zotit Basha, i cili ka detyrimin pasi është zgjedhur në Këshillin e Europës si raporter, nuk e di aktualisht statusin që ka si raporter, sepse rezolutat që do duhet të miratonte së pari veprimin e Këshillit të Europërs për konfiskimin e aseteve ruse dhe më pas për përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës, nuk është miratuar ende.

Si rrjedhojë e kësaj rezolute do duhej që të miratohej dhe raporteri. Nuk e di statusin real të zotit Basha në raport me Këshillin e Europës.

Basha si anëtar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës ka detyrimin që të bëjë deklarimin e konfliktit të interesit nëse ka dhe deklarata të tjera që përfshihen në formularin e Këshillit të Europës.

Në këtë rast para se të merrte detyrën si raporter do duhej të raportonte nëse ka rrethana të konfliktit të interesit qoftë me çështjen e aseteve ruse qoftë me Ukrainën.

Nuk e di nëse zoti Basha ka bërë një sqarim të rrethanave qoftë edhe për të thënë që nuk është i përfshirë apo që mund të mos e ketë raportuar fare përmendjen e emrit të tij, nuk i dimë këto.

Por ajo që dimë nga BBC është që zoti Basha dhe shtetasi rus që rezulton si drejtues i kompanisë Biniatta nuk kanë pranuar të përgjigjen për BBC. Çështja ngelet e hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco