Harxhi: BBC dhe Zëri i Amerikës nxori Lulzim Bashën të përfshirë në financimet ruse para 1 viti e gjysëm

17:33, 02/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ka folur për hetimin e BBC, për paratë ruse të përdorura nga Lulzim Basha për të lobuar në ShBA, gjatë kohës që ishte kreu i Partisë Demokratike.

Harxhi theksoi se ‘BBC para një viti e gjysëm ka pasur një tjetër artikull sëbashkë me Zërin e Amerikës, në lidhje me raportin e shërbimit sekret por që diçka e tillë doli nëpërmjet Zërit të Amerikës dhe BBC, përsa i përket lobimit dhe financimeve ruse në Ballkan dhe midis tyre përmendej Lulzim Basha’.

Gjithashtu Harxhi tha se dihej që Lulzim Basha kishte bërë disa transaksione të dyshimta drejt ShBA të padeklaruara dhe deklaratat e tij në mediat shqiptare ishin të pavërteta dhe nuk përputheshin me njëra tjetrën.

Harxhi: BBC para një viti e gjysëm ka pasur një tjetër artikull sëbashkë me Zërin e Amerikës, në lidhje me raportin e shërbimit sekret por që diçka e tillë doli nëpërmjet Zërit të Amerikës dhe BBC, përsa i përket lobimit dhe financimeve ruse në Ballkan dhe midis tyre përmendej Lulzim Basha.

Prej vitit 2017 unë jam një nga ato që e kam ngritur me të madhe lobimit që kishte bërë Lulzim Basha dhe parave që ishin dërguar në mënyrë të pakuptueshme dhe pa një ndjekje nga prokuroria shqiptare dhe faktikisht këto dy artikuj tregonin qartë se Lulzim Basha si kreu i PD-së, ka qënë ai që me anën e financimeve ruse ka kryer lobime të cilat në fillim ka qënë të padeklaruara në ShBA dhe më pas janë deklaruar nga Nick Muzin lobisti, pasi përndryshe do të përfundonte në hetim të plotë nga FBI dhe ai pranoi të nënshkruante në Departamentin e Drejtësisë të ShBA që ai kishte marrë para nga ‘Biniada’ dhe nga Lulzim Basha nga PD, sepse janë disa transhe parash që janë dërguar për llogari të Nick Muzin.

Megjithë atë pikëpyetja e raportit para një viti e gjysëm i Departamentit të Shtetit, dhe të shërbimeve inteligjente amerikane fliste qartë për lobime ruse.

Ne dinim që Lulzim Basha kishte bërë disa transaksione të dyshimta drejt ShBA të padeklaruara dhe deklaratat e tij në mediat shqiptare ishin të pavërteta dhe nuk përputheshin me njëra tjetrën.

Një herë ai tha që ishin fonde të mbledhura nga shqiptaro-amerikanët, nga ana tjetër e mohoi dhe këtë dhe foli për fonde të cilat janë dërguar këtu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco