Mohimi i të drejtave kushtetuese të opozitës, Lela: Aksioni do të vazhdojë, të drejtat po u mohohen edhe qytetarëve

17:16, 02/11/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Komunikimit në PD Alfred Lela ka treguar se aksioni i opozitës për ti rikthyer të drejtat e saj kushtetuese nga mazhoranca do të vazhdojë.

Në një lidhje me Skypr për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Lela shprehet se përveç opozitës, mazhoranca po u mohon të drejtat edhe shoqërisë.

“Mazhoranca është në shtegun që e ka hapur vetë. Një shteg asgjësimi dhe të çmontimit të të gjitha dokumentave demokratike që nuk janë vendosur aty prej mazhorancës por në të cilat opozita ka kontribuar në fillim kur edhe gjeneza e demokracisë iu dha ose iu shpërfaq bashkë edhe me kontributin e shqiptarëve.

Mazhoranca është në shtegun që  ka hapur vetë dhe sigurisht me veprimet e saj dhe tregon që këtë shteg e ka pasur jo rrëshqitje por e ka pasur të ndërgjegjshëm  dhe do ti shkojë deri në fund. KËtu nuk ka ndonjë habi. Ajo që mendoj unë që duhet diskutuar është roli i opozitës, pse ky lloj aktiviteti i intensifikuar politik e me rradhe.

Unë mendoj që nuk janë vetëm instrumenta që i mohoen opoztës, i mohoen shoqërisë. Nëse duam të shkojmë para në integrimin evropian as nuk pengohemi e as nuk lejohemi të shkojmë pas duke diskutuar ato gjëra që janë të para 30 viteve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco