Deputeti i PS për incidentin në Kuvend:  Opozita ka të drejtën legjitime të protestojë

Deputeti i PS për incidentin në Kuvend: Opozita ka të drejtën legjitime të protestojë

16:59, 02/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia ka folur për incidentin që ndodhi në sallën e Kuvendit këtë të enjte, dhe përplasjen me kolegët e tij të opozitës. Referuar pamjeve ku ai shfaqet duke u shtyrë me disa prej deputetëve të opozitës, Qefalia tha se nuk ka pasur konfrontim. 

Qefalia shprehet se deputetët e opozitës janë në të drejtën e tyre legjitime të protestojnë.

“Është një veprim që në kushtet normale, shkon në Kuvend për të ushtruar detyrë. Unë shkova të marr ulësen time për të kryer detyrën e deputetit.  Kemi komunikuar në mënyrë njerëzore, dhe mua më është dukur si një shaka. Nuk e kam shtyrë. Kam vajtur për të marrë karrigen dhe për të shkuar në vendin tim. Në fillim është nisur si shaka, nuk kemi pasur një konfrontim.

Shumicën e deputetëve të opozitës i njoh prej vitesh, dhe nuk ka arsye për konflikt, siç jam dhe unë në të drejtët time legjitime, ashtu janë dhe ata për të protestuar. Por rruga që kanë zgjedhur nuk është e duhura. Kundërshtitë mund të shprehen në forma të tjera. Nuk mund të cënohet integriteti i deputetit të krahut tjetër”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco