SYRI TV/ Basha s`mund të jetë Reporter në KiE, BBC: Financim sekret nga Rusia

14:20, 02/11/2023
A+ Aa A-

BBC në një investigim të gjatë, përveç zbulimit të parave të pista ruse të përdorura në Europë, Angli dhe SHBA, ku Shqipërinë e përfaqësonte Lulzim Basha me financimin sekrete prej 500 mijë eurosh, del dhe një fakt shumë i rëndësishëm. Sipas BBC, Lulzim Basha, megjithëse vet e ka mohuar, ka konflikt interesi si Reporter në rezolutat në Këshillin e Europës që ka të bëjnë me rindërtimin e Ukrainës pikërisht për shkak të parave ruse që ka marrë.

Nga SYRI TV

Rrjeti mediatik BBC, publikoi këtë të enjte një investigim bombë, ku zbardh detaje të rëndësishme të kompanive off shore ruse të regjistruara në Europë, pronarët e të cilave janë shtetas rus të lidhur me Vladimir Putin. Në investigim përfshihet edhe Lulzim Basha, i akuzuar në SHBA për lobimin e paligjshëm, i financuar me 500 mijë dollarë në mënyrë sekrete nga  rusët nëpërmjet kompanisë “Biniatta Trade”.

Detaji më interesant i këtij investigimi është fakti se sipas BBC, Lulzim Basha nuk mund të jetë Reporter në Këshillin e Europës për rezolutat që kanë lidhje për rindërtimin e Ukrainës pas pushtimit nga Rusia, pasi  sipas tyre ka konflikt të pastër interesi.

Në investigim shkruhet se në muajin shtator, Basha mori detyrën e Reporterit për Rindërtimine Ukrainës, duke deklaruar se nuk kishte konflikt interesi. Por BBC shprehet se e ka kontaktuar në lidhje me këtë çështje, por Lulzim Basha nuk është përgjigjur. Konflikti i interesit në këto raste është i përcaktuar qartë në rregulloren e  Këshillit të Europës.

Më tej, në investigimin e BBC-s, jepen detaje të rëndësishme, se si kompania Biniatta Trade me pronar rusin Maxim Trofimets, financoi me 500 mijë dollarë, fushatën e lobimit të Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2017. Sipas artikullit, financimi u krye në mënyrë sekrete nga kompania ruse, e lidhur me Vladimir Putinin.

 “Në mars të vitit 2017, firma e përfshirë, Biniatta Trade LP, pagoi një lobist në emër të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lobisti organizoi qasje te politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zoti Basha ishte në gjendje të siguronte një mundësi fotografike me presidentin e atëhershëm, Donald Trump, i përdorur më vonë në fushatën zgjedhore shqiptare.

Raportet e vitit të kaluar sugjeruan se inteligjenca amerikane besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha, slogani i së cilës ishte ‘Ta bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri’, ishte mbështetur në mënyrë sekrete nga Rusia me 500 mijë dollarë.

Pronësia e Biniatta-s ishte fshehur përmes sekretit offshore dhe drejtorëve të rremë, por dokumentet e zbuluara nga Alpha përfshijnë një marrëveshje të vitit 2015, kur u krijua partneriteti, i cili emëronte pronarin përfitues si një shtetas rus i quajtur Maxim Trofimets,” 

Ky investigim tregon sesi kriminelët rusë të lidhur me Vladimir Putin dhe ish-shefin e Wagner, Yevgen Prigozhin, krijuan 900 kompani offshore në Britaninë e Madhe, të cilat janë përdorur për pastrim parash dhe financim të politikanëve të ndryshëm në Europë, përfshirë edhe Lulzim Bashën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco