Skandali, të gjithë kundër opozitës/ Përveç gardës dhe policisë, Rama fut në Kuvend edhe SPAK

Skandali, të gjithë kundër opozitës/ Përveç gardës dhe policisë, Rama fut në Kuvend edhe SPAK

13:53, 02/11/2023
A+ Aa A-

Edi Rama, i gjendur përballë reagimit të vendosur të opozitës për respektim të kushtetutshmërisë dhe në mbrojtje të pluralizmit, por përdor çdo mjet dhe mënyrë që të mposhtë reagimin opozitar.

Skandali i madh i radhës është prezenca në sallën e Kuvendit e një prokurori të SPAK, ndërkohë që opozita po zhvillonte një protestë shumë qytetare ne sallën e Kuvendit.

Fillimisht u tha se në sallën e Kuvendit kishin hyrë drejtuesit e policisë, të cilët kishin blinduar sot sallën më të rëndësishme politike në vend.

Më pas u tha se aty kanë mbërritur edhe dy hetues të BKH, që punojnë për llogari të SPAK.

Por pati edhe raportime se një prokuror i SPAK është në sallë, edhe pse sot nuk është konsumuar asnjë krim, aq më tepër një krim që kërkon ndërhyrjen e SPAK.

Ky është një tregues flagrant i faktit se kjo prokurori po përdoret politikisht për llogari të Edi Ramës.

Pas rrethimit me polici dhe mbushjes së sallës dhe korridoreve me gardistë, ky është provokimi dhe skandali i radhës i kreut të qeverisë dhe marionetave të tij.

A është ky një mjet presioni? Pa dyshim që po!

Por kjo është edhe shenja se demokracia është në rrezik dhe se Edi Rama nuk do të ndalet para asgjëje që të mbroje vjedhjet dhe korrupsionin e tij duke sulmuar dhe izoluar opozitën./E.I/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco