Gazment Bardhi: Lindita Nikolla futi gardistë të armatosur në Kuvend, do të bëjmë kallëzim ndaj saj

Gazment Bardhi: Lindita Nikolla futi gardistë të armatosur në Kuvend, do të bëjmë kallëzim ndaj saj

13:43, 02/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se do të kallëzojë në SPAK kryeparlamentaren Nikolla, pasi ka lejuar që punonjës të gardës të futen në sallën e Kuvendit të armatosur.

“Indinjatë të thellë për sjelljen e sotme të kryetares së Kuvendit, e cila në sjellje flagrante, ka lejuar futjen në gardë të punonjësve të gardës që kanë të armatosur.

Sot me urgjencë do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së Kuvendit që mendon se do të trembë opozitën me gardën apo punonjës policie të armatosur”, tha Bardhi.

“Çdo proteste që bëhet për interes të qytetarëve, do t’i bashkohem gjithmonë. Grupi ka diskutuar për aksionin politik në vijim brenda dhe jashtë parlamentit. Ditë pas dite do të njiheni me aksionin politik”, tha ai pas mbledhjes së grupit.

Bardhi denoncoi faktin se ishte tentuar t’i ndalohej hyrja në zyrë.

“Pat një tentativë qesharake në mënyrë që hyra në zyrën time të punës në Kuvend. Nuk ka gardist që ndalon opozitën të kërkojë të drejtat e veta kushtetuese. Iu ftoj të kërkoni edhe ju leje, të hyni në kryesinë e Kuvendit, kati i dytë dhe i tretë i kësaj godine është mbushur me punonjës të Gardës së Republikës”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco