Komisioni i Ekonomisë mban mbledhje online/ Grupi parlamentar i PD: A jemi gjë në luftë?

Komisioni i Ekonomisë mban mbledhje online/ Grupi parlamentar i PD: A jemi gjë në luftë?

16:37, 01/11/2023
A+ Aa A-

Pas tensioneve të krijuara sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Kuvendi njoftoi se kjo e fundit do të shtyhet dhe të zhvillohet online, në orën 16:15.

Menjëherë më pas ka reaguar grupi parlamentar i PD, i cili ka deklaruar se këto mbledhje mund të bëhen online vetëm në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore.

Reagimi i grupit parlamentar të PD: 

Pas bllokimit që deputetët e opozitës I kanë bërë punimeve të Kuvendit sot, deputetët e PS kanë njoftuar shtyrjen e mbledhjes dhe zhvillimin e saj online. Sipas nenit a/5 të Rregullores së Kuvendit vetëm në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. Nuk dihet nëse PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme, por kjo procedurë e mbledhjeve online lejohet vetëm në ato raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco