Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

‘Strategji afatgjate’/ Kikia: Rikthimi i të bërit opozitë në parlament, ka shqetësuar mazhorancën!

21:27, 31/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për zhvillimet politike në Shqipëri dhe përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend.

Kikia theksoi se që po vërehet se në parlament ka një rikthim të të bërit opozitë në parlament.

Gjithashtu gazetari tha se është siguruar një bashkim i opozitës pasi mazhoranca ishte mësuar me atë mjedisin e vet të sigurisë, pasi deputetët demokratë në parlament ishin të përçarë.

‘Në kushtet kur nuk po bëjnë opozitë nëpërmjet mjeteve që ua njeh dhe kushtetuta, kanë gjetur këtë rrugën ekstreme, kur në kushtet kur kjo është një strategji afatgjatë’, u shpreh Kikia.

21:11-21:13

Kikia: Ajo që po vërehet në parlament është rikthim i të bërit opozitë në parlament. Opozita politike është rikthyer tashmë por gjendur në një mjedis ku marrëdhënia me mazhorancën nuk është aspak normale, mesa duket mazhoranca ishte mësuar me atë mjedisin e vetë që këta nuk ishin dhe kur vinin ziheshin me njëri tjetrin, është siguruar një lloj bashkimi dhe në kushtet kur nuk po bëjnë opozitë nëpërmjet mjeteve që ua njeh dhe kushtetuta, kanë gjetur këtë rrugën ekstreme, kur në kushtet kur kjo është një strategji afatgjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco