Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO-SYRI TV/ Fakte të reja për aferën e djegësave, një email ‘bombë’ do vërtetojë skandalin

21:14, 31/10/2023
A+ Aa A-

Opozita do të dërgojë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, fakte të tjera në lidhje me aferën e Inceneratorëve. Bëhet me dije se faktet kanë të bëjnë me disa emaile dhe dokumentacione të cilat implikojnë Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Linjës si dhe lidhjen e tyre me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin e Stela Gugalljen. Faktet e siguruara nga opozita thuhet se do të nxjerrin në pah të gjithë korrespodencën dhe formimin e kompanive fantazmë që fituan koncesionin e incenerimit të mbetjeve.

Nga SYRI TV

Qindra faqe me dokumentacione janë dërguar nga opozita të cilat vërtetojnë se afera e iceneratorëve ka si aktorë kryesor zyrtarët shtetërorë të cilët kanë lidhje direkte me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin e Stela Gugalljen.

Burime bëjnë me dije se në sekretarinë e SPAK janë dërguar mbi 653 faqesh dokumente  të cilat janë depozituar nga Belind Këlliçi, dokumente të cilat i janë paraqitur kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit. Në një material të zbardhur thuhet se në SPAK pritet që ditët në vijim të çohen disa dhjetëra faqe të tjera dokumente.

‘Sipas burimeve zyrtare, CNA ka mësuar se grupi i ekspertëve të opozitës ka mbledhur  të tjera ‘e-mail’-e komunikimi,  dokumente ekskluzive të Klodian Zotos, Mirel Mërtirt,e Stela Gugalles dhe njerëzve të tyre përfshirë në aferë. 

Emaili që thellon më tej skandalin,dhe që pritet të çojnë drejt zbardhjes së plotë të së vërtetës së inceneratorëve, që me ngulm po tentohet të manipulohet,ose të fshihet për skandalin, i cili megjithëse kanë kaluar 6 vjet kur kompania e inceneratorëve ka marrë 110 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, por që në fakt Inceneratori nuk ekziston.

Sipas opozitës ende nuk është sqaruar pse nuk janë investuar 80 milionë eurot e përcaktuara sipas planit të investimit, pra pse nuk është zbatuar kjo klauzolë e kontratës, ndërsa por kërkohet të luhet me tejkalimin e afateve.

Me shtyrjen e afateve tregohet se  kompania që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës tashmë sipas hetimeve dhe atyre që kanë nxjerrë mediat nuk ka qenë një kompani që i plotësonte kriteret dhe kushtet ligjore për të marrë administrimin e landfillit.

Gjithashtu rezulton se kompania fituese nuk ka pasur një depozitë prej 128 milionë euro siç ka thënë në kontratë dhe nuk ka pasur ortakë të vërtetë kompanitë ‘Paul Wurth’ dhe ‘Energy Recuperator’. Ata thjesht kanë qenë emra kontraktualë të përkohshëm, deri në marrjen e kontratës koncesionare dhe më pas janë larguar pa folur më tej për ndryshimin e aksionerëve te kompania mëmë, e cila në fakt duhet të ishte bërë me miratimin e ministrisë të linjës dhe kjo nuk ka ndodhur.

Ekspertët e opozitës po provojnë tashmë me fakte dhe dokumente konkrete se afera e inceneratorëve është një bombë e vërtetë korrupsioni, e cila nuk do të ndalet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco