Berisha flet për median publike austriake: Rama po i drejton vetë hetimet për korrupsionin

Berisha flet për median publike austriake: Rama po i drejton vetë hetimet për korrupsionin

20:53, 31/10/2023
A+ Aa A-

Transmetuesi publik austriak, ORF, publikoi një reportazh për situatën në Shqipëri, duke theksuar se Edi Rama e drejton vendin si autokrat, duke shtuar se Shqipëria nuk është një demokraci funksionale.

Në reportazh i bëhet thirrje BE-së që të shohë përtej fasadës. Sipas ekspertit Oliver Jens Schmitt, Edi Rama nuk është i pafajshëm, ndërsa pretendon se është i rrethuar nga të korruptuar që po tradhtojnë.

ORF ka intervistuar edhe kreun e opozitës, Sali Berisha.

“Sali Berisha, i Partisë Demokratike konservatore të Shqipërisë, shkon një hap më tej. Ai akuzon Edi Ramën se i drejton vetë hetimet për korrupsion. 79-vjeçari ka qenë paraardhësi i Ramës si shef qeverie. Ai është akoma politikani më i njohur i opozitës politike dhe armiku më i egër i Ramës,” thekson ORF.

Sipas rrjetit austriak, ai nuk ka mundësi të jetë i rrezikshëm për Ramën për shkak se konservatorët vetë janë të ndarë në dy kampe.

Berisha pranon se ka pasur korrupsion gjatë qeverisjes së tij, por nuk ka qenë kurrë si tani.

“Një pjesë autostrade që në Gjermani kushton tre deri në 5 milionë euro, këtu ne është ndërtuar me 24 milionë euro. Një shkollë, që kushton 700 mijë euro, këtu është ndërtuar për 14 milionë euro,” tha Berisha.

“Edi Rama me këtë mënyrë të korruptuar ke betonuar bregdetin me ndihmën e investitorëve strategjikë dhe mafias së drogës,” shton Berisha.

Në reportazh thuhet se Berisha është thirrur për t’u paraqitur para gjykatës për një çështje korrupsioni.

Më pas, gazetari austriak udhëton drejt veriut për të prekur plagën e madhe të emigrimit. Në fshatin Shtiqen të Kukësit, shihet varfëria ekstreme. Gjysma e fshatit është larguar. Shumica e të rinjve po shkojnë kryesisht në Britaninë e Madhe. Mungesa e të rinjve po kthehet edhe në problem për bumin e mundshëm turistik, pasi po mungon forca punëtore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco