Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Medalja e artë e Argitës

Medalja e artë e Argitës

19:45, 31/10/2023
A+ Aa A-

Nga Agim Xhafka

Edhe unë e ndoqa dje intervistën e Argita Malltezit në Top-Channel. Ndërsa në ekran zonja jepte përgjigje për pyetjet që i bënin unë tundja kokën. Aprovoja atë dmth.

E Top-i ato çaste m’u duk më i kuruar. Më me dritë, më i pastër, më emocionues. Ndërsa kamera sillte plane të Argitës dhe gjestikulacione të saj, me lëvizje të matura duarsh, unë tundja kokën.

Dmth isha dakort me gjithçka që ajo artikulonte.

-Pse e tund kokën,o burrë?-më pyeti gruaja.

-Nga që më tërheq me çdo fjalë që thotë.

-Po atëhere hapja zërin televizorit,se e ke silencio,-më tha ajo dhe qeshi.

E dija që e kisha tv pa zë, por nuk e hapa. Me zë fikur e lashë. Do ia lexoj nesër intervistën, fola me veten. Po qëndrimi, serioziteti,pamja, ngjyrat, gjestet, veshja flisnin pa zë për një zonjë zonjë. Njësoj mendova edhe pas leximit të përgjigjeve të saj. Ngela me përshtypje të mira.

Në fakt u mërzita pak. Ku? Te pjesa ku Argita tha që nuk do të jetë pjesë e politikës. Prisja të pranonte.

Ndoshta koha mund t’ja ndryshojë mendjen. Nga që garën te Top-Channel e kaloi, e fitoi me medalje ari. Dhe nga që media sot buçiste për një triumf të saj. Na ngelet të shpresojmë te një vendim pozitiv. S’thonë kot, shpresa vdes e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco