VIDEO/ Meta: Vartësit e Ramës në SPAK të mos presin duartrokitje kur shkelin kushtetutën

19:47, 31/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka veçuar pjesë nga deklarata e tij për mediat, mbajtur gjatë paradites së sotme.

Me një postim në Facebook, Meta shkruan se nuk ndan qëndrim në bllok ndaj SPAK, pasi sipas tij, çdo gjykim duhet bërë mbi baza se si respektohet ligji dhe kushtetuta.

Meta shkruan se, vartësit e Ramës në SPAK të mos presin duartrokitje kur shkelin kushtetutën.

Reagimi i plotë i kreut të PL-së, Ilir Meta:  

Unë nuk dua të ndaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK-ut. Mendoj se çdo gjykim duhet bërë mbi çështjet konkrete, mbi rastet konkrete dhe se si respektohet Kushtetuta, se si respektohet ligji dhe se si ecet përpara në çështje të caktuara.

Mbështetjen më të plotë për të gjithë ata që zbatojnë ligjin, për të gjithë ata që i rezistojnë presioneve politike apo të botës së krimit, të gjithë ata të cilët respektojnë Kushtetutën dhe ligjin.

Pa asnjë diskutim për të gjithë ata që sillen si vartës të Edi Ramës, si vartës të Engjëll Agaçit, si vartës edhe të elementeve të tjerë të mazhorancës të mos presin duartrokitje as kur shkelin Kushtetutën, as kur shkelin ligjin dhe as kur përdoren jo për të ndëshkuar korrupsionin, jo për të ndëshkuar paligjshmërinë por për t’i shërbyer drejtësisë me regji, për të asgjësuar opozitarizmin, për të asgjësuar pluralizmin politik dhe pa dyshim për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, të Erion Veliajt dhe të gjithë të tjerëve si ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco