VIDEO/ Llabani: SPAK nuk do ti hetojë krimet zgjedhore. Prokuroria asnjë hetim për denoncimet e Berishës

19:00, 31/10/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me krimet zgjedhore. Sipas saj, SPAK nuk ka dëshirë që të hetojë krimet që kanë lidhje me zgjedhjet.

Ndërsa duke folur për denoncimin e djeshëm të kryetarit të PD-së, Sali Berisha për bandën e Bajrave në Shkodër, që kanë blerë vota për PS-në, Llabani u shpreh se as prokuroria dhe as policia lokale nuk ka nisur ndonjë hetim për këto denoncime me pamje.

Çfarë ka ndodhur me krimin zgjedhor, ka qenë një tendencë që SPAK ta përjashtojë nga përgjegjësia e vet. Delegimi dhe pingpongu që është bërë me dosjet.

Nëse në rastin e parë që dje kryetari i PD-së, Sali Berisha i publikoi me foto dhe prova, gjëja e parë që ti interesohesh është fakti nëse kjo prokurori, a ka nisur një hetim në lidhje me këtë gjë apo jo, sepse normalisht nëse mediat publikojnë pamje, duhet nisur hetim nga prokuroria.

As policia dhe prokuroria e Shkodrës nuk flasin dot për këtë gjë. Në momentin që faktet bëhen publike dhe mbarset opinioni publik, minimalja është nisja e një hetimi nga prokuroria, një hetim kryesisht. Gjëja tjetër është sekuestrimi i fotove, provave, dhe informacioni që duhet të marrë në rrugë operative nga policia në lidhje me personat me gjithë regjistrat e këtyre personave që janë kontingjent penal dhe janë të regjistruar.

Ndryshimet e fundit që janë bërë në kupolën e Policisë së Shtetit, ka treguar që Shkodra dhe disa qytete të tjera drejtuesit e policive kanë qenë persona që janë afër pushtetit, për të mbajtur nën kontroll’, tha Anduena Llabani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco