Maho: Opozitës po i imponohet reforma zgjedhore ashtu siç e do Rama

18:43, 31/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari i Syri Tv Armand Maho i ftuar në 'Task Force', u shpreh se mohimi i çdo të drejte të opozitës është i paprecedentë.

Maho kujtoi se opozita ka propozuar 31 projektligje të cilat i janë refuzuar, bashkë me tetë komisione hetimore, dhe po tentohet t’i imponohet dhe reforma zgjedhore siç e kërkon vetë Rama.

Tetë komisione hetimore të refuzuara, domethënë...unë nuk e di çfarë mekanizmash mund të ketë opozita për ta kontrolluar qeverinë.

Supozojmë se zoti Çuçi ka fituar me votën e lirë, pa banda, pa Bajre, pa Elbasan pa gjë, ka fituar me meritë.

Kjo pjesë e opozitës që është... çfarë mekanizmash kontrolli ka?!

Përveç propozimit të ligjeve dhe komisioneve hetimore.

31 projekt ligje i janë refuzuar opozitës, i refuzohet dhe komisioni hetimor, për më tëpër tani po i imponohet reforma zgjedhore ashtu siç e do Rama .

Më fal, por çfarë duhet të bëjë kjo opozitë? Ne kemi parë parlamente të botës, ku janë rrahur dhe janë sakatuar deputetët .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco