Vasili: Talebanizmi rilindas në Parlament meriton çdo përgjigje!

Vasili: Talebanizmi rilindas në Parlament meriton çdo përgjigje!

18:11, 31/10/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Rrëmbimi i parlamentit nga talebanët rilindas me në krye Edi Ramën është tashmë fakt.

Deputetet e opozitës dënohen vazhdimisht ndërsa rilindasit janë të paprekshëm edhe kur sillen si rrugaçë ordinerë në sallën e Kuvendit duke filluar nga Edi Rama, që ka vjellë tonelata me ujëra të zeza nga goja, duke vazhduar tek Ermonela Felaj etj, etj.

Garda hyn si i do qejfi ne Kuvend duke e shndërruar atë ne kazerme te policisë, kur as duhet ta imagjinonte qe te futej pa urdhër.

Talebanet e rilindjes te çmendur nga babëzia e vjedhjes sillen si pushtues ne Kuvend dhe u ngjajnë bolshevikeve, qe sapo hynë ne Pallatin Dimrit filluan te përmirrnin mbi veprat e artit.

Salla e Parlamentit është kthyer ne një shpelle horrash ku nuk ka as Rregullore dhe as Kushtetute, por vetëm majmunëri rilindase, që si e marrë zbaton urdhrat e te marrit Edi Rama.

Gjithçka vendoset ne mënyre shpellare nga Lindita Nikolla, që në vend te Kryetares se Kuvendit është shndërruar me sjelljen e mjere te saj ne një shërbëtore te paligjshmërisë ne Kuvend duke shkelur shume rende çdo norme e ligj.

Rilindasit e kane kthyer Parlamentin ne një vrime mafioze, qe vepron me porosinë e krimit dhe ku është asgjësuar llogaridhënia dhe ku votohen ligje ne shërbim te hajdutërisë qindra e qindra milionë euro.

Komisionet e Kuvendit janë shndërruar ne lëpirëse te qeverise, ku as debatohet me përgjegjësi dhe as ndryshohet asgjë, por thjesht noterizohet çdo lloj paçavure mafioze e qeverise.

Talebanet ne Kuvend kujtojnë se janë pronaret e tij dhe e kane privatizuar e kapur për fyti dhe arrijnë derisa te caktojnë vete edhe përfaqësuesit e opozitës ne Komisionet parlamentare.

Çdo deputet ne sallën e Kuvendit ka te drejta te barabarta dhe nuk ka deputet te nivelit te pare e te dyte, por talebanet rilindas ne Kuvend sillen si ordinere duke shkelur çdo norme.

Talebanet rilindas ne Kuvend bllokojnë projektligjet e opozitës me Kuvend dhe kulmi arrin deri ne bllokimin llogaridhënien dhe ngritjen e Komisioneve Hetimore si e drejte Kushtetuese e opozitës dhe si thelbi i ekzistencës se Republikës Parlamentare.

Parlamenti po përjeton ditet me te zeza te tij gjate gjithë pluralizmit dhe si i tille çdo qëndrim per çlirimin e tij nga mafia rilindase është plotësisht legjitim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco