Përjashtimi i deputetëve të opozitës, Boçi: Qeveria po zbaton planin e eliminimit të opozitës

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, Boçi: Qeveria po zbaton planin e eliminimit të opozitës

17:04, 31/10/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e ka cilësuar vazhdimin e qeverisë për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga parlamenti si një insistim nga mazhoranca për ta asgjësuar  opozitën.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Boçi shprehet se qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në parlament ishte i imponuar pasi po vazhdon të zbatohet projekti i eliminimit të saj.

Ai shprehet se janë refuzuar propozimet e Partisë Demokratike, po ashtu kanë munguar edhe seancat degjimore.

“Në kuadër të mbrojtjes së Kushtetutës është një veprim i imponuar ndaj grupit parlamentar të Partisë Demokratike sepse po kërkohet që opozitës ti fiket zëri dhe vazhdon ajo pjesa e zbatimit të projektit për eliminimit të saj. Nuk është një situatë që është krijuar vetëm tani, me kërkimin e katër komisioneve hetimore, kjo situatë ka qënë e zbatuar kohë më parë në vazhdimësi. Ka pasur një sjellje të tillë, madje vazhdoj edhe pjesa e goditjes së statusit juridik të Partisë Demokratike pasi konfliktet shkojnë edhe në njohje juridike  të kreut të grupit parlamentar. Në çdo rast që kërkonim përfaqsues të qeverisë apo të institucioneve merrnim votën e kundërt të përfaqsuesve të mazhorancës kur në fakt kur kërkohet një seancë dëgjimore, kur kërkohet një interpelancë, kur kërkohet një komision hetimor, këto janë të drejta themelore të opozitës në parlament.

Reagimi i djeshëm është një reagim instiktiv politik, reagim i cili është shfaqur dhe në seanca të kaluar e kur kemi kërkuar komisione të tjera por sigurisht që unifikimi e bën më të zëshëm.

Nuk jemi thjesht në fushën e taktikës së zgjedhur është zëshmëria e të bërit një betejë në parlament, është pjesa e hierarkisë së Partisë Demokratike, atje ku njerëzit ndjehen të përfaqësuar sepse kanë dhënë votën  e tyre dhe njerëzit kanë pritur një reagim nga grupi parlamentar por ato proceset bashkuese kanë pasur vështirësitë e veta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco