VIDEO-SYRI TV/ Debate të Komisionin e Etikës, ndërhyn garda për të mbrojtur deputetët e PS

16:37, 31/10/2023
A+ Aa A-

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës po shoqërohet me debate të ashpra.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryetares së sekretariatit të etikës Klotilda Bushka, duke i thënë se nuk do t’i lejojnë t’i përjashtojnë pa asnjë lloj argumenti.

‘Je prapë në shkelje sepse nuk na ke dërguar asnjë material ku argumenton se pse po përjashtohen anëtarët e opozitës. Keni kaq ditë e nderuar kryetare që po bën si t’ju dojë qejfli dhe jeni duke tallur të gjitha me ne. Nuk do të lejojmë të na përjashtoni pa asnjë lloj argumenti, nuk mund të na mohoni fjalën në parlament dhe në komisione. Ti vazhdon ta kthesh këtë sekretariat të etikës të privatizuar’, tha Korreshi.

Por, më pas situata ka eskaluar deri në përplasje fizike, ku deputeti Flamur Noka është ngritur nga vendi i tij dhe i ka hequr mikrofonin Klotilda Bushkës, ndërsa nuk ka ngurruar ta bëjë këtë gjë edhe me deputetët e tjera socialiste të pranishme në sallë. Ndërsa, është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës për të vendosur rendin në sallën e mbledhjeve.

Kujtojmë se, në këtë mbledhje do të jetë një pjesë e madhë e deputetëve të PD, ndërsa mungojnë 7 deputetët për të cilët është kërkuar përjashtim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco