Inceneratorët/ Ekspertët e opozitës, të tjera dokumente për SPAK

Inceneratorët/ Ekspertët e opozitës, të tjera dokumente për SPAK

12:38, 31/10/2023
A+ Aa A-

Pas 653 faqesh dokumente të çuara nga Belind Këlliçi kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit, pritet që në vijim të çohen disa dhjetëra faqe të tjera dokumente në një tjetër informacion dërguar kreut të SPAK-ut.

Sipas burimeve zyrtare, CNA ka mësuar se grupi i ekspertëve të opozitës ka mbledhur  të tjera "e-mail"-e komunikimi,  dokumente ekskluzive të Klodian Zotos, të Mirel Mërtirit, të Stela Gugalles, të njerëzve të tyre përfshirë këtu dhe adminsitratorët e huaj jashtë vendit apo dhe aksionerët e rinj të fjetur siç ata e kanë quajtur veten në deponimet që kanë dhënë për SPAK.

CNA ka mësuar se bëhet fjalë për "e-mail"-e që thellojnë më tej skandalin, por dhe çojnë drejt zbardhjes së plotë të së vërtetës së inceneratorëve, e cila kërkohet të manipulohet, të fshihet dhe t’i shitet opinionit publik si një skandal, i cili tashmë ka kaluar megjithëse kanë kaluar 6 vjet dhe kompania e inceneratorëve ka marrë 110 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe inceneratori nuk ekziston.

Gjithashtu ende nuk është sqaruar pse nuk janë investuar 80 milionë eurot e duhura sipas planit të investimit, pra pse nuk është zbatuar ky i fundit, por kërkohet të luhet me afate.

Me shtyrjen e tyre që në fakt thjesht dhe vetëm na ka treguar se kompania që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës tashmë sipas hetimeve dhe atyre që kanë nxjerrë mediat nuk ka qenë një kompani që i plotësonte kriteret dhe kushtet ligjore për të marrë administrimin e landfillit.

Nuk ka pasur gjendje 128 milionë euro siç ka thënë në kontratë dhe nuk ka pasur ortakë të vërtetë kompanitë "Paul Wurth" dhe "Energy Recuperator".

Ata thjesht kanë qenë emra kontraktualë të përkohshëm, deri në marrjen e kontratës koncesionare dhe më pas janë larguar pa folur më tej për ndryshimin e aksionerëve te kompania mëmë, e cila në fakt duhet të ishte bërë me miratimin e ministrisë të linjës dhe kjo nuk ka ndodhur.

Ekspertët e opozitës po provojnë tashmë me fakte dhe dokumente konkrete se afera e inceneratorëve është një bombë e vërtetë korrupsioni, e cila nuk do të ndalet.

“Do t'u jepet çdo fakt dhe provë prokurorëve”, tha burimi për CNA. Fakte e dokumente të cilat do të trondisin dhe më tej opinionin publik dhe nuk do të ndalen deri ditën që e vërteta do të çohet deri në fund nga prokurorët e SPAK-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco