VIDEO/ ‘Mero Baze po na vjedh ujin’/ Policia pengon protestuesit

10:59, 31/10/2023
A+ Aa A-

Banorët e Mezhgoranit dolën sërish në protestë sot, pasi akuzojnë gazetarin Mero Baze se po u vjedh ujin për llogari të një ndërtimi turistik në fshatin e tij.

Banorët u përballën me forca të shumta policore, që kishin mbërritur jo vetëm nga Tepelena, por edhe nga Gjirokastra.

Protestuesit thanë se policia duhet të mbrojë njerëzit e thjeshtë dhe jo ata që kanë pushtet dhe që po u grabisin ujin.

Banorët thanë se do të vazhdojnë protestën e tyre, duke u zotuar se nuk do të lejojnë marrjen e gjësë më të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco