Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

‘Banditët në qendrën e votimit’/ Neza: Zgjedhjet në Shkodër duhet të përsëriten

19:02, 30/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV për të komentuar videon e publikuar nga Partia Demokratike ku banditët qëndronin në qendrat e votimit në Shkodër ishte analisti, Sami Neza.

Neza është shprehur se kjo video shumë e rëndë sa i përket standardit të zgjedhjeve duhet të jetë një indicie që SPAK të hapë një çështje penale dhe të ripërsërisë zgjedhjet në Shkodër.

"Ky mekanizëm sa vjen dhe përsoset sepse është aplikuar në qarkun e Durrësit që në vitin 2017 dhe në çdo zgjedhje vetëm po sjell produkte për PS. Mendoj se SPAK duhet të hapë një çështje penale dhe te sekuestrojë pamjet që janë transmetuar në selinë e PD dhe është një indicie e mjaftueshme për të vënë në pikëpyetje zgjedhjet në Shkodër.

Ne kemi parë dosjet e Dibrës dhe Durrësit ku ata caktonin emrat e deputetëve dhe drejtorëve nën qeverisjen socialiste. Që nga viti 2015 zgjedhjet sa vijnë e bëhen më të këqija dhe kemi një skenar ku krimi sillet si pushteti dhe ne kemi parë në Tiranë në zgjedhjet lokale ku njerëzit e administratës publike silleshin si banditë. Ata qëndronin në qendrën e votimit dhe intimidonin qytetarët të votonin për PS, dhe Veliajn."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco