Bledi Çuçi bën naivin, i quan kërkesat e opozitës për fjalën e lirë si skenar dhune

Bledi Çuçi bën naivin, i quan kërkesat e opozitës për fjalën e lirë si skenar dhune

19:00, 30/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi e quajti të papranueshme dhunën e deputetit të Rithemelimit Nallbati ndaj deputetit socialist Sina.

Në një prononcim për median jashtë kuvendit Çuçi lajmëroi se do të merren masa me qëllim që të mos përsëriten më skena të tilla.

“Skena e sotme në seancën plenare ishte e papranueshme. Opozita ishin përgatitur për këtë skenar. Është i qartë skenari i atyre për të prishur me çdo formë seancat plenare por ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë më” tha Çuçi.

Por Çuçi nuk thotë asgjë dhe bën të paditurin për shkakun që çoi në përleshje ditën e sotme në Parlament. Nuk përmend mos-lejimin e ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare dhe për mos-pranimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore nga ana e mazhorancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco