Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO/ Bardhi: Mazhoranca e zhytyr në korrupsion dhe afera, opozita u ‘arrestua’ nga garda

VIDEO/ Bardhi: Mazhoranca e zhytyr në korrupsion dhe afera, opozita u ‘arrestua’ nga garda

18:23, 30/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i Grupit parlamentar në PD, Gazmend Bardhi është shprehur në një deklaratë për media se sot në një akt të paprecedent salla e kuvendit, pa nisur ende seanca parlamentare, deputetët e opozitës ishin të rrethuar nga ana e gardës.

Bardhi ka theksuar se duhet të respektohen të drejtat kushtetuese të opozitës dhe kryetarja e kuvendit po i minon ato padrejtësisht me urdhër nga lart në kundërshtim më të gjitha normat dhe rregullat.

"Sot në një akt të paprecedent salla e kuvendit pa nisur ende seanca parlamentare deputetët e opozitës ishin të rrethuar nga ana e gardës. Ne kërkuam që të largohej dhe të dilnin jashtë punonjësit e gardës kjo nisi dhe provokoi situatën fillimisht.

Kurrë në histornë e këtij parlamenti nuk ka ndodhur që kryetarja e kuvendit ta shndërrojë vetën në një  specialiste arkive të një partie duke injoruar kushtetutën e vendit. Kurrë nuk ka ndodhur që kryetarja e kuvendit të hedh në votim të drejtat e opozitës dhe kundërshtari politik të votoi për ti asgjësuar atë.

Kurrë në historinë këtij parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca ti diktojë opozitës që më kë dhe si të përfaqësohet në komisione parlamentare.

Kurrë nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë brenda vitit tetë kërkesa për komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim për këtë gjë."

Kurrë nuk ka ndodhur që 31 deputet të opozitës të përjashtohen sepse nuk pranojnë poshtërimin që po tentoj të bëjë mazhoranca në kuvend. Pse e bën pushteti këtë, se kanë qeverisur mirë, janë të fortë apo i duan të mirën vendit, jo, e bëjnë se janë të mbuluar me skandale korruptive dhe duan të shajnë zërin e opozitës në parlament.

Ne duam që parlamenti të funksionojë normalisht, kjo nuk varet vetëm nga opozita por edhe nga mazhoranca dhe të heq dorë nga sjellja anti-kushtetuese. Mandatet e opozitës janë mandate sakrifice dhe janë fitura nga votat e qytetarëve të ndershëm kundër bandave më të rrezikshme që na i vuri përball pushteti.

Kryetarja e kuvendit nuk po lejon opozitën të bëjë punën e saj dhe Përderisa nuk po na lejojnë të bëjmë punë tone edhe ne nuk  do ti lejojmë ata që të bëjnë punën e tyre. Ne kemi vetëm tre kërkesa të thjeshta që janë: Kryetarja e kuvendit duhet të ndërpresë ndërhyrjen në punët e brendshme te opozitës, do të duhet të respektojë rregulloren e kuvendit dhe të respektojë opozitën që edhe ne ta respektojmë atë.Do të duhet të lejojë më shumë se 50 deputetë të opozitës të zgjedhin përfaqësuesin që dëshiron dhe të dërgojë përpara reformat që janë në interes të qytetarëve"- Tha ndër të tjera kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco