Berisha: Rama po pasuron anëtarët e familjes, po bëhet pronar i Dubait në Durrës duke përvetësuar 1 mln m2 tokë

Berisha: Rama po pasuron anëtarët e familjes, po bëhet pronar i Dubait në Durrës duke përvetësuar 1 mln m2 tokë

18:21, 30/10/2023
A+ Aa A-

Në dalje të Kuvendit, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për gazetarët në lidhje me aksionin e opozitës në sallën e parlamentit.

Berisha akuzoi Edi Ramën se po pasuron anëtarët e familjes së tij dhe se po bëhet pronar i Dubait në Durrës ku ka përvetësuar 1 milionë metër katror tokë.

Berisha: Siç konstatoni, Edi Rama me akte të turpshme antiligjore, antikushtetuese të Lindës së parlamentit bllokon jetën parlamentare të vendit.

Opozita po bën këtu një betejë në emër të qytetarëve opozitarë, por jo vetëm, me të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament. Siç është bërë e ditur, Edi Rama ka anuluar, pezulluar gjer tani, përveç komisionit hetimor për djegësat ku u zbulua vjedhja e shekullit, të gjitha komisionet e tjera hetimore parlamentare.

Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore sepse ka vendosur në pushtet piramidën më të rrezikshme të krimit. Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare, sepse vetë ai është flamuri i zi i korrupsionit në Shqipërisë, sepse ai në dhunim flagrante të kushtetutës favorizon dhe pasuron anëtarë të familjes së tij.

Sepse vetë ai ka ndërtuar sarajet dhe parajsën e tij në Surrel duke pasë deklaruar gjithsej, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Sepse vetë ai, e shoqja e tij ka ndërtuar pallatin 5 katësh për të cilin nuk gjendet asnjë faturë e vetme. Sepse toka e parkut 5 mijë metra rreth sarajeve të Surrelit është marrë në kundërshtim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit. Është blerë me një çmim sipas Edi Ramës, 2.5 dollarë metri katror, në një kohë kur në atë periudhë toka aty ka qenë e certefikuar me 20-25 dollar.

Edi Rama është personi për të cilin OSBE deklaroi kur u bë kryeministër se disponon në bankat ofshore 200 mln euro.

Edi Rama është personi që del strumbullar kryesor i vjedhjes së shekullit me djegësat. Strumbullar kryesor i vjedhjes me koncesionet e shëndetësisë. Së fundi ai po bëhet pronar me Alabarin e tij, i Dubait të Durrësit duke vjedhur dhe përvetësuar mbi 1 milionë metër katror truall publik dhe duke larë aty, miliarda euro me Olsin dhe Amant Josifin, të vjedhura taksapaguesve europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco