Abdixhiku për Kurtin: Arkitekt i mashtrimit, Asociacioni ia zhbën kauzën jetësore

Abdixhiku për Kurtin: Arkitekt i mashtrimit, Asociacioni ia zhbën kauzën jetësore

11:38, 28/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se prej dorëzimit të draft-statutit të Asociacionit nga pesëshja e emisarëve te kryeministri Albin Kurti, Kosova është në terr të plotë informativ.

Ndërkohë ka bërë thirrje që institucionet ta publikojnë draftin e pranuar dhe kryeministri Albin Kurti ta prezantojë në Kuvend.

Abdixhiku është shprehur tutje se obligimet ndërkombëtare nuk mund të shmangeshin, vetëm se u humb kohë.

“Tani, yjet politike janë përplot ironi. Ato, arkitektit të mashtrimit, dhunës e përplasjeve një dekadëshe ndërshqiptare i përcaktojnë fatin e bërjes së Statutit të Asociacionit për serbët dhe kështu zhbërjes së kauzës jetësore të tij. Çfarë fati i trishtë politik. Fati i tillë megjithatë nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka të kuptojmë atë që duhej ta kuptonim një dekadë më parë. Se obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë. Se dalldisjet populliste janë veçse përkeqësim. Se Asociacioni nuk mund të shmangej si detyrim. Vetëm se humbëm kohë, humbëm mundësi, përfunduam aty ku ishim në fillim. Këtë herë pa njohje, pa marrëveshje finale, e përplot dialog në vazhdimësi. Dhe mbi të gjitha, pa ndonjë shpjegim për një popull të tërë se çfarë ka pranuar Kosova në relacion me Serbinë”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco