Berisha: Një komb pa opozitë jeton në natën e tij më të zezë. Të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu

Berisha: Një komb pa opozitë jeton në natën e tij më të zezë. Të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu

19:01, 27/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po zhvillon mbledhjen me Këshillin Kombëtar në selinë blu.

Në fillim të fjalës së tij, Berisha theksoi se një komb pa opozitë jeton në natën më të zezë të Edi Ramës, pasi kjo ndodh kur të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu.

Berisha: Të dashur anëtare anëtarë të Këshillit Kombëtar, një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju këtu. Sot përshëndes në emrin tuaj, qindra e mijëra mbështetës të PD, kudo që janë.

Ne mblidhemi sot në një nga momentet më kritike, ndofta në momentin më kritik në historinë e pluralizmit politik të Shqipërisë. Në momentet e fillimit të betejës tonë pa kthim dhe vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë, opozitës së vërtetë, pluralizmit politik si motor i ekzistencës dhe zhvillimit të një shoqërie të lirë.

Karls Marksi, idhulli i etërve mizorë të Edi Ramës, por edhe kripto idhulli i Edi Ramës ka thënë 160 vite më parë një shprehje; kuptimi i paqes është mungesa e opozitës. Për kryefilozofin e terrorizmit, paqja ishte diktatura, dhe në këtë kontekst, i bazuar në këtë parim ç’njerëzor Enver Hoxha shndërroi luftën çlirimtare në luftë civile. Pushkatoi në vitin 1946 opozitën parlamentare dhe pastaj me mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë që guxuan të kundërshtojnë politikën e tij shtypëse.

Shqiptarët pa opozitë përjetuan një diktaturë të trefishtë si asnjë vend tjetër, luftën e klasave, tiraninë e urisë dhe mjerimit, diktaturën e izolimit.

U ndala në këtë moment sepse më mirë se ne, askush nuk duhet ta dijë se çdo të thotë një komb pa opozitë. Një komb pa opozitë jeton në natën e tij më të zezë.

Por po kështu, në ato vite të paqes të Karl Marksit, interesi kombëtar u shkelmua në mënyrën më të padenjë. Të gjitha këto u realizuan sepse të gjitha pushtetet ishin përqendruar në dorën e një njeriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco