Ajdini: Vuçiç ka refuzuar marrëveshjen e ndërkombëtarëve, normalizimi duket shumë larg

Ajdini: Vuçiç ka refuzuar marrëveshjen e ndërkombëtarëve, normalizimi duket shumë larg

17:15, 27/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar procesin e dialogut mes Kurtit dhe Vuçiç ishte gazetari i Syri.Net Kosova, Shkëlqim Ajdini.

Ajdini ëhstë shprehur se Kurti e ka pranuar marrëveshjen e propozura nga diplomatët e BE dhe SHBA ndërsa Vuçiç ka shprehur një refuzim të plotë ndaj këtyre propozimeve.

Kryeministri  i Kosovës që nga marrëveshja e Brukselit kishte shprehur gadishmërinë që do ta pranonte planin e BE me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në fund të ishte një njohje de fakto.

Këtu kemi një koisistencë të Kurtit dhe Kosovës dhe një shkelje të koisistencës nga ana e Vuçiç. Ardhja e diplomatëve të BE dhe SHBA-së dhe prezantimi i një marrëveshje të re shprehu gadishmërinë pranimin e atij plani dhe kemi një refuzim të çuditshëm të Vuçiç.

Presidenti serb kishte rënë dakord që të pranonte planin e ndërkombëtarëve dhe se do të lejonte anëtarësimin e Kosovës në OKB ndërsa tani ka deklaruar se nuk do të pranojë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në instancat dhe organizatat ndërkombëtare botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco