Kafexhiu: Asociacioni, halë në sy për Kosovën, do të thotë një hap mrapa

12:27, 27/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari kosovar Muharrem Kafexhiu i ftuar  në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV ka folur në lidhje me propozimin e asosacionit për Kosovën.

Ai është shprehur se shteti i Kosovës duhet të mbaj qëndrim ndaj këtij propozimi pasimi formimi i një asosacioni në Kosovë do të thotë hapë mbrapa për vendin.

“Qëndrimi dihet. Çfarëdo asosacioni që të formohet në Kosovë do të ishte një hap mbrapa për shtetësinë dhe integritetin e  vendit tonë, kjo për vetë faktin se serbët kanë kompetenca në atë që po duan aktualisht. Pra, dëshirojnë flamurin e tyre, një menaxhim për serbët lokal këtu. Në fakt ata nuk e duan, e do Beogradi si synim për ta destabilizuar. Në fakt ulset e rezervuara janë fakti dhe dëshmia më e qartë se një formim i asosacionit do të thoshte një hap më mbrapa sepse me 20 urset e rezervuara nga pakica, 10 prej tyre nga ana e serbëve shpesh herë na kanë bllokuar si në marrëveshjet ndërkombëtare ashtu dhe në ratifikim të marrëveshjeve të rëndësishme sepse duhey 2/3-ta e pakicave për të kaluar çdo marrëveshje.

Nga ana tjetër ,mosthemelimi i asosacionit sepse e shoh si një halë në sy për vendin tonë drejt integrimit.  Një themelim i tillë i një strukture i çfarëdo drejtimi i serbëve lokal do të thotë gjasa të mëdha edhe për të ushtruar presion prej Beogradit dhe serbëve, dhe për të shfaqur në një mënyrë apo tjetrën dhe të çojë nismën për kërkesa të tjera të serbëve. Kush na garanton neve që nesër nuk dalin dhe na i bllokojn ërrugët e vendit tonë për një kërkesë mbase shumë të thjeshtë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco