Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Skandali- Avokati tregon arsyen e fortë pse 40 magjistratët e rinj u emëruan tani

10:28, 27/10/2023
A+ Aa A-

Shqipëria ka bërë sërish hapa pas, në indeksin global të sundimit të ligjit, duke e renditur në vendin e 91, nga 142 vende të botës. Sipas raportit,  që prej 2015-es,  të gjithë treguesit e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vend,  po shënojnë rënie të theksuar vit pas viti.   

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘KAFE SHQETO’, në SYRI.TV, avokati Anton Kosteri, i cili për të treguar se sa i kapur është sistemi i gjyqësorit në Shqipëri, tregoi rastin e emërimit të 40 magjistratëve, tani në tetor. Kosteri u shpreh se emërimi i këtyre 40 magjistratëve nuk u krye më parë që këto magjistratë të rinj, të  mos të votonin për anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kosteri: Një e dhënë që saktëson vërtet perceptimin e popullsisë është pyetja e këtyre personave të cilët kanë pasur kontakt direkt vetë me drejtësinë me sistemin dhe me organet shtetërore për të krijuar një perceptim më të saktë në lidhje me ato pyetje që ndërtohen nga anketuesi që merr në pyetje këto persona dhe në arrin në konkluzione konkrete. Sidoqoftë unë e kuptoj që ju doni ta përvijoni bisedën  në gjëra që janë aktuale siç është rasti i zotit Berisha.

KAFE SHQETO: Aktualiteti është i rëndësishëm, jo se është dosja e ‘Kompleksit Partizani’, ne diskutojmë vazhdimisht çështje të nxehta dhe sigurisht do të duam të përfshijmë në biseda të tilla për të kuptuar ndoshta më shumë dhe për të pasqyruar tek publiku atë çfarë duhet pasqyrua realisht. Megjithatë, kam një tjetër pyetje për ju në fakt. Sa i pavaruar dhe sa i aftë është sot sistemi gjyqësor në vend për të ushtruar kontroll efektiv ndaj qeverisë?

Kosteri: Unë kam bindje se sistemi i drejtësisë është më pak i pavarur se ka qenë ndonjëherë me të paktën me sa mbaj mend unë. Dua të kujtoj vetëm një detaj. Një javë më parë janë emëruar rreth 40 magjistratë gjyqtarë në të gjitha gjykatat e vendit. Këto gjyqtarë e kanë mbaruar shkollën në korrik dhe tani jemi në tetor dhe iu është dhënë diploma tani dhe emërimi i gjithë  procedurës është bërë brenda një jave. Ju thoni si ndodhi kjo?

KAFE SHQETO: Se vendi kishte nevojë. Kështu u propaganduar në fakt.

Kosteri: Jo. Pse u mbajtën këto magjistrat disa muaj pa u emëruar? U mbajtën 40 magjistrat pa u emëruar në sistemin e drejtësisë vetëm për një arsye. Që këto mos të votonin për anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor që u bënë votime vetëm një javë përpara emërimit të tyre. U bënë votimet në fillim të tetorit dhe në gjysmën e tetorit u bë emërimi i magjistratëve. Pse? Sepse po të emëroheshin si magjistratë ata kishin të drejtë vote, mos emërimi i tyre shkaktoi heqjen e së drejtës të 40 magjistratëve të rinj për të votuar. U mbajtën pa u dhënë diploma vetëm e vetëm me arsyetimin se nuk arrinin dot t’i kontrollin këto 40 vota. Kjo është varësia dhe pavarësia e sistemin gjyqësor. E shpjeguar me një rast krejt të thjeshtë një detaj kaq të vogël, të pa rëndësishëm. Në fakt mua nuk më interson fare se kush shkon në Këshillin e Lartë Gjyqësor, nuk kam ndonjë  interes, unë kam interes për funksionimin e institucioneve të gjykatës, prokurorisë etj, etj. Por kjo tregon që pas kuintave ka gjithmonë një fare interesi, një farë ligësie, një fare loje të pisët që bëhet në kurriz të qytetarëve. As qytetarëve nuk ju intereson shumë se kush është në Këshill të Lartë Gjyqësor, as në Këshillin e  Lartë të Prokurorisë por këto detaje tregojnë se nuk ka një seriozitet në ndërtimin e këtyre institucioneve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco